Udhëzime
Se bashku do te provojme si te gatuajme tave me kunguj. Kungulli pe vete natyren e tij i perket familjes se atyre perimeve me shume pak kalori, por shume vlera ushqyese. Ne kete recete u jepet nje version i thjeshte per tu gatuar, i shijshem, te cilin mund ta sherbeni si pjate te pare. Ideal per vegjetarianet.
Tave me kunguj
Perberesit:
- 4 kunguj te gjate jeshil
- 2 domate te pjekura, te medha
- 150g djath mozzarella
- 50g djath kaçkavall i grire
- 3 luge buke e grire
- 1 tufe e vogel menderz e fresket
- vaj ulliri
- kripe
- piper (me preference)
Udhezimet:
- Lani kungujt dhe i prisni ne pjese te holla, per se gjati. I sperkasni me kripe dhe i lini te pushojne per 30 minuta.
- Pasi kalon kjo kohe, i shplani me uje te rrjedhshem, i thani me leter kuzhine.
- Lani domatet, i thani dhe i prisni ne pjese te rrumbullakta ( jo shume te holla).
- Coni zgaren ose nje tigan ne zjarr mesatar, lyeni kungujt dhe domatet me pak vaj dhe i skuqni nga te dyja anet per 5-7 minuta. Sperkatni vetem domatet nga fundi i pjekjes me pak kripe.
- Nxehni furren ne 200 °C.
- Lyeni me pak vaj nje tave dhe filloni te shtroni perberesit njeri pas tjetrit.
- Shtroni nje shtrese me kunguj, nje me domate, nje me djath mozzarella (te prere ne kubike te vegjel), disa gjethe menderz te fresket, pak djath kaçkavall te grire, pak buke te grire, dhe 1 luge vaj ulliri.
- Vazhdoni keshtu deri ne mbarimin e shtresave, gjithmone duke perfunduar me nje shtrese kungujsh, te sperkatur me pak djath te grire kaçkavall, buke te grire dhe pak vaj ulliri.
- Cojini ne furre dhe i piqni per 20 minuta.
- Lereni taven me kunguj te ftohet per 10 minuta para se ta sherbeni ne tavoline.