Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme midhje ne tigan me domate. Kjo recete mund te perdoret si antipaste por edhe si pjate e dyte. Mund te shoqeroni midhjet me feta buke te thekura me vaj ulliri siper.

Midhje ne tigan
Perberesit:
- 2kg midhje
- 500 gr domate qershi ose salce domateje
- 2-3 thelpinj hudher
- pak mjadanoz te fresket
- vaj ulliri
Udhezimet:
- Merni midhjet dhe filloni te eliminoni ato qe jane te hapura ose te thyera, te tjerat i vendosni ne nje ene te bolleshme dhe filloni tu hiqni fillin anesh ngjitjes se dy guaskave.
- Me pas i ferkoni me njera tjetren ose me nje furce per ti pastruar nga myshqet dhe gurzat dhe i shplani me uje te bollshem.
- Merni nej tenxhere ose tigan te bollshem hidhni midhjet dhe i mbuloni me kapak dhe i coni ne zjarr te larte per disa minuta pa shtuar asgje me teper. Do te shikoni se per 5 minuta midhjet do te jene hapur.
- Merni midhjet dhe i coni menjane dhe me pas kulloni lengun qe kane nzjerr dhe e filtroni pasi mund te kete copa guaskash ose gure te vegjel.
- Shplani tiganin dhe vendosni vajin e ullirit dhe thelpinjte e hudheres te shtypur dhe i lini sa te behen ngjyre e kuqeremte.
- Hiqni hudheren dhe shtoni domatet ose salcen e domates dhe e lini ne zjarr te mesem per 20 minuta.
- Me pas shtoni lengun e midhjeve dhe midhjet dhe provoni per kripe (lengu i midhjeve eshte i kripur vete) dhe i lini per 5 minuta.
- Ne fund fikni zjarrin dhe shtoni majdanoz te prer holle dhe sherbeni midhjet ne tigan me buke te thekur anash.
(Visited 994 times, 1 visits today)









