Background Image

Qepe te mbushura me perime

0 0
Qepe te mbushura me perime

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Qepet e mbushura jane nje pjate vegjetariane shume e shijshme, e cila mund te sherbehet si antipast, ose edhe si pjate e dyte per te shoqeruar mishin ose peshkun. le te shohim si te gatuajme qepe te mbushura, receta e te cilave eshte shume e thjeshte per tu pergatitur. Behen te zjera dhe kane nje mbushje me kunguj, karrota, patate dhe kerpudha, por secili prej jush mund te perdor çfaredo lloj mbushje tjeter, rezultati do te jete nje pjate e shijshme, e lehte per tu tretur dhe jo shume e kushtueshme.

si-te-gatuajme-qepe-te-mbushura

Qepe te mbushura

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Antipaste, Pjate e dyte

Perberesit:

  • Perberesit: 4 qepe
  • 4 gjethe dafine
  • vaj ullri
  • dege majdanozi
  • piper kokerr
  • gjalp per te lyer qepet
  • Perberesit per mbushjen: 100g kunguj
  • 90g patate
  • 50g karrota
  • 150g kerpudha champignon
  • 50g djath kaçkavall te grire
  • kripe
  • piper
  • majdanoz
  • gjalp

Udhezimet:

  1. Mbushni me uje nje tenxhere, hidhni ne te dafinen, piperin, deget e majdanozit dhe e çoni ujin te zjeje.
  2. Qeroni qepet, i lani dhe i hidhni ne tigan ne momentin qe uji fillon valen. I zjeni per rreth 8 minuta, te mbuluara me kapak. Nese qepet s’ jane akoma te buta edhe ne brendesi vazhdoni zjerjen edhe per 2 minuta te tjera.
  3. I hiqni qepet e zjera nga tenxherja dhe i lini te ftohen. Kur te jene te ftohta me nje thike i prisni me dysh, dhe me ndihmen e nje luge te vogel hiqni me shume delikatese vetem zemren e qepeve, duke lene nje trashesi rreth 1 cm.
  4. E prisni ne kubike te vegjel zemren e qepeve qe ngeli, pastaj qeroni dhe lani mire karrotat, patatet dhe kungujt. I prisni ne kubike te vegjel, sa keni prere zemrat e qepeve.
  5. Te njejten gje beni dhe me kerpudhat. Kushtojini vemendje dimensionit te kubikeve te te gjitha perimeve qe te jene njesoj.
  6. Merrni nje tigan dhe e çoni ne zjarr, shkrini ne te 15g gjalp dhe 3-4 luge gjelle vaj ulliri. Kur gjalpi te kete shkrire dhe vaji te jete nxehur hidhni ne te qepet, patatet dhe karrotat te prera ne kubike, sperkatini me kripe dhe piper dhe i skuqni ne zjarr mesatar per 8 minuta.
  7. Pastaj shtoni kungujt, kerpudhat dhe i piqni per 10 minuta. Ne fund te pjekjes sperkatini me pak majdanoz te grire.
  8. Vishni nje tepsi me leter kuzhine. Shrini pak gjalp ne te tenxhere te vogel dhe me te lyeni lehte qepet e zjera.
  9. I mbushni qepet me mbushjen e sapopergatitur, sperkatini me djathin kaçkavall te grire dhe nxehni furren ne 220°C.
  10. I piqni qepet e mbushura per rreth 10-12 minuta ne furre, derisa te marrin nje skuqje te lehte.
  11. I hiqni nga furri, i lini te ftohen per 5 minuta dhe i sherbeni ne tavoline.
(Visited 105 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Mish vici
para
Midhje ne tigan
para
Mish vici
para
Midhje ne tigan

Add Your Comment