Udhëzime
Festat tashme po mbarojne, por shkeputja nga embelsirat nuk duhet te jete shume drastike… Per kete arsye vendosa te pergatis nje embelsire me kos dhe mjalt. Embelsire me te thjeshte nuk ka, gjithashtu nuk eshte shume e rende dhe na ndihmon psikologjikisht te shkeputemi nga gjithe ato embelsira te festave. Nese jeni jasht shtetit mund te perdorni kosin grek Total Fage per te pergatitur kete embelsire.

Embelsire me kos dhe mjalt
Koha e Pergatitjes: 10 min
Koha e Pjekjes: 0 min
Koha Totale: 10 min
Porcione: 2-3 porcione
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire
PERBERSIT
- 1 pako me kos Total Fage grek ose 1kg kos
- 150gr arra
- 100gr rrush i thate (stafidhe)
- 3-4 luge mjalt
UDHEZIMET
- Nese nuk keni pakon me kos Total Fage perdorni kosin e blere ose te pergatitur ne shtepine tuaj. E merni kosin dhe e kulloni ne nje pecete te paster ne menyre qe te humbasi ujin e tepert. Kosi Total Fage eshte i gateshem keshtu qe mund ta perdorni ashtu sic eshte.
- Qeroni arrat dhe i prisni ne copa me madhesi sipas deshires tuaj.
- Merni nje luge per akullore dhe formoni topat me kosin e kulluar ose me total fage dhe i vendosni ne nje pajte ose kupe per akullore.
- Dekoroni siper me arra dhe rrushin e thate.
- Shtoni nje ose dy luge mjalte mbi kose duke krijuar vija siper.