Udhëzime
Bajamet jane nder frutat e thata, te cilat kane nje perdorim shume te gjere ne jeten e perditshme, rekomandohen ne dieta te ndryshme, perdoren per maska bukurie, por sot do ti perdorim ne gatim. Pra, le te shohim se bashku si te gatuajme torte me bajame, shume e thjeshte dhe e shijshme ne te njejten kohe.

Torte me bajame
Perberesit:
- 100g miell bajamesh
- 50g miell te bardhe
- 50g nisheshte
- 120g sheqer
- 6 veze
- 70g gjalp
- lekura e grire e nje limoni
- kanelle (me preference)
- 150g çokollate fondente (te erret, 70% kakao)
Udhezimet:
- Shkrini gjalpin dhe lereni te ftohet.
- Ne nje kupe hidhni sheqerin dhe te verdhat e vezeve. I rrihni fort derisa te formohet nje perberje omogjene dhe kremoze.
- Tek tasi shtoni pak nga pak miellin dhe nisheshten, gjithmone duke i trazuar perberesit me kujdes sa here qe i shtoni ne kupe.
- Shtoni miellin e bajameve, gjalpin e shkrire, lekuren e grire te limonit dhe ne fund kanellen nese deshironi.
- Rrihni te bardhat e vezeve derisa te mos shkeputen nga kupa kur e ktheni permbys dhe i hidhni tek perberja e sapo pergatitur, duke i trazuar ne menyre shume delikate.
- Nxehni furren ne 180°C.
- Lyeni tepsine me gjalp, hidhni ne te torten e porsa pergatitur dhe e piqni per 30 minuta.
- Verifikoni pjekjen me nje thike ose me mire me nje kruajtese dhembesh. E vendosni kruajtesen e dhembeve ne qender te tortes, dhe nese kur e hiqni ajo eshte e paster do te thote qe torta eshte pjekur.
- Hiqeni torten me bajame nga furri dhe e lini te ftohet.
- Shkrini çokollaten, dhe e hidhni mbi te gjithe siperfaqen e tortes, duke e hapur mire dhe ne menyre uniforme me nje spatull.
- Sherbejeni torten te ftohte dhe te fresket.








