Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme nje pjate italiane te quajtur peperonata. Ideja eshte te gatuash nje pjate kryesisht me speca te tipit te ndryshem. Per kere recete une perdora speca te verdha dhe te kuqe dhe domate qershi. Le te shohim atehere se si te gatuajme Peperonata



Speca dhe domate qershi
Perberesit:
- 2 speca te verdha
- 2 speca te kuqe
- 400gr domate qershi te pjekura mire
- 2 thelpinj hudher
- 1 filxhan kafeje me vaj ulliri
- pak kirpe
- pak majdanoz
Udhezimet:
- Pastroni specat dhe i prisni ne kubike mesatare.
- Lani domatet qershi dhe i prisni ne dysh.
- Me pas coni nje tigan te madh qe nuk ngjit ne zjarr te mesem dhe shtoni vajin dhe me pas dy thelpinjte e hudhers te shtypur me dore.
- Shtoni domatet e prera ne dysh dhe i lini per 5-7 minuta sa te skuqen dhe te kene leshuar lengun.
- E lini hudhren deri sa te behet e erret dhe me pas e hiqni nga tigani.
- Shtoni specat dhe i perzieni se bashku me domatet deri sa te jeni skuqur pak nga te gjitha anet.
- Shtoni nje filxhan caji me uje, kripe sipas deshires dhe i lini ne zjarr te ulet per 30 minuta duke i perzier here pas here.
- Kur specat te jene bere kremoze dhe te kete ngelur pak fare leng fikni zjarrin dhe shtoni majdanozin e prere imet.
- Perdorni kete pjate si shoqerues per mish ose salcice ose mbi feta buke te thekura.








