Background Image

Torte me kos dhe arre kokosi

1 0
Torte me kos dhe arre kokosi

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te shohim si te gatuajme torte me kos dhe arra kokosi. Kjo eshte nje torte shume e thjeshte per sa i perket kohes dhe menyres se gatimit. Ne te njejten kohe shume e shijshme, elegante dhe e bukur per
tu sherbyer pas nje darke me miqte tuaj, per tu mare me vete ne njepiknik ose per tua sherbyer femijeve.

si-te-gatuajme-torte-me-kos-dhe-arre-kokosi

Torte me kos dhe arre kokosi

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 5-6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 300g miell
  • 180g sheqer
  • 3 veze
  • 1 gote uji kos
  • 1 gote uji vaj luledielli
  • 1 gote uji arre kokosi e grire
  • 2 luge gjelle leng limoni
  • lekura e grire e 1 limoni
  • 1 luge kafeje fryres embelsirash ose ne mungese sode buke
  • 1/8 luge kafeje kripe

Udhezimet:

  1. Merrni nje kupe plastike, dhe si fillim hidhni ne te miellin, sheqerin, fryresin e embelsirave, lekuren e grire te limonit, kripen.
  2. I perzieni te gjithe keta perberes me duar ose me nje luge.
  3. Merni nje kupe tjeter plastike. Hidhni ne te vezet, vajin, kosin dhe lengun e limonit. Shtoni perzierjen e miellit qe pergatitet pak me pare. Shtoni se fundmi arren e kokosit te grire.
  4. I perzieni te gjithe perberesit bashke, per nje periudhe shume te
  5. shkurter kohe. Thjesht derisa te gjite perberesit te jene shnderruar ne
  6. nje strukture omogjene.
  7. Sekreti i kesaj torte eshte qe mos te rrihet per nje kohe te zgjatur, pasi gjate pjekjes humbet butesine dhe shkriftesine.
  8. Nxehni me pare furren ne 170°C.
  9. Lyeni nje tepsi me gjalp ose vaj luledielli, sperkateni me pak miell dhe hidhni ne te torten.
  10. E piqni ne furren e ngrohur me pare per gati 40 min.
  11. Nese siperfaqja e tortes gjate pjekjes skuqet shume , mjafton ta mbuloni me leter alumin ose leter furri, deri ne perfundimin e pjekjes.
  12. E hiqni torten nga furri dhe mos e prisni derisa te ftohet.
  13. Pasi te jete ftohur, sperkateni siper me sheqer pluhur dhe sperkateni me arre kokosi te grire. Mund ta zbukuroni me luleshtrydhe siper.
  14. Torta me kos dhe arre kokosi sherbehet e ftohte dhe e fresket.
(Visited 1 146 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate frutash ne shporte portokalleje
para
Kofsha pule me patate dhe qepe
para
Sallate frutash ne shporte portokalleje
para
Kofsha pule me patate dhe qepe

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here