Background Image

Peshk ne furre me patate

0 0
Peshk ne furre me patate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Sote do u mesoj nje recete te shpejte, te shijshme dhe shume te mire per te pritur miqte qe vine papritur. Si fillim duhet te blini nje peshk te madh te cfare do lloj rrace, mjafton te jete i madh pasi peshqit e vegjel ne furre do te kishin nje pjekje te dhuneshme duke qene ata delikat. Le te shohim si te pergatisim peshk ne furre me patate.

Si te gatuajme peshk ne furre me patate
Si te gatuajme peshk ne furre me patate

Peshk ne furre me patate

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Mesme
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 1 peshk i madh 1kg
  • 5 patate te medhaja
  • gjysem kile domate qershi
  • nje grusht ullinj jeshil
  • 1/2l vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • pake rozmarine
  • kripe
  • piper i zi

Udhezimet:

  1. Si fillim merni patatet dhe i coni te zjejne per pak minuta (10 min) ne uje me kripe, ne kete menyre do te jene pak me te buta edhe pse do te piqen ne furre.
  2. Nderkohe pastroni peshkun nga luspat.
  3. Hiqni patatet dhe i lini te ftohen, me pas i prisni ne feta te rrumbullakta.
  4. Merni nje tave dhe e sperkateni me vaj ulliri hidhni patatet, domatet qershi te prera ne mes, dhe ullinjte, sperkateni me kripe, rozmarine dhe piper te zi.
  5. Merni peshkun dhe e sperkateni menjane me kripe jashte dhe brenda barkut dhe e sistemoni ne mes te taves.
  6. Shtoni pak vere te bardhe dhe futni taven ne furre te nzehur ne 180°C.
  7. Koha totale e pjekjes ne furre eshte rreth 30-35 min, por here pas here duhet te hapni furrin te perzieni pak fare patatet dhe te shtoni pak e nga pake vere.
  8. Rezualti do te jete nje pjate me 5 yje! Provojeni per te besuar.
(Visited 1 352 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Lulelaker ne furre
para
Supe me midhje
para
Lulelaker ne furre
para
Supe me midhje

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here