Udhëzime
Patellxhanet ne zgare jane te shpejta per tu pergatitur dhe nje shoqerues perfekt per pjatat tuaja te peshkut ose te mishit. Ju mund te pergatisni patellxhane ne zgare edhe shume kohe me pare pasi kur ti sherbeni do te jene edhe me shume te aromantizuara. Nese i gatuani ne cast mund ti sherbeni me berzolla mish derri ose salcice edhe ato te pjekura ne zgare.

Patellxhane ne zgare
Perberesit:
- 500 gr patellxhane
- 50 ml vaj ulliri extra te virgjer
- 100 ml uthull balsam
- 2 thelpinj hudher
- piper te zi
- kripe
- majdanoz
Udhezimet:
- Ne nje kupe hidhni vajin, uthullen, kripen, piperin e zi dhe hudhren e qeruar dhe te prepe ne copa te vogla.
- Lani majdanozin e fresket dhe e prisni ne cope te vogla dhe e lini menjane.
- Lani patellxhanet dhe i prisni ne rrathe te vegjel.
- Nxehni zgaren dhe i rreshtoni patellxhanet deri sa te mbuloni siperfaqen e zgares.
- Mbas dy minutash i ktheni patellxhanet dhe i lini te piqen nga ana tjeter per dy minuta te tjera.
- Merni nje tave porcelani dhe rreshtoni patellxhanet e pjekura, me pas i sperkatni me vajin dhe uthulen qe pergatitet me pare dhe me pake majdanoz.
- Perseritni udhezimet deri sa te keni mbaruar te gjitha patellxhanet.
- Ne fund shtoni vajin e ngelur siper patellxhaneve ne tave.
- Sherbeni pjaten si antipaste ose shoqerues per pjata mishi ose peshku.








