Background Image

Kallamar te skuqur

0 0
Kallamar te skuqur

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Nje pjate super e shpejte, e shijeshme, e fresket si dhe e lehte per tu gatuar eshte pjata me kallamar te skuqur. Per te pergatitur kete pjate nuk duhet te jesh kuxhinjer, as une nuk jam ne fakt, por rezultati del tamam si pjatat e pergatitura nga kuxhinjeret. Sekreti i kesaj pjate eshte qe kallamaret te jene te fresket dhe jo produkt i ngire me pare dhe me pas i shkrire pasi humbet komplet shijen.

kallamar-te-skuqur

Kallamar te skuqur

  • Koha e Pergatitjes: 20 min
  • Koha e Pjekjes: 20 min
  • Koha Totale: 40 min
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Antipaste, Pjate e dyte

Perberesit:

  • 500g kallamare te pastruar
  • vaj ulliri
  • 50gr miell i tipit 00
  • 50gr miell misri
  • uje i gazuar
  • kripe

Udhezimet:

1. I merrni kallamaret e fresket dhe i lani mire me uje te rrjedhshem. I kulloni, i thani me leter kuzhine dhe i prisni ne forme unaze. Hidhni vajin ne nje tigan te thelle dhe e lini te nxehet mire.

2. Nderkohe pergatisni pastelen: hidhni ne nje tas masa te barabarta mielli te bardhe dhe miell misri dhe kripe sipas deshires, i trazoni mire, shtoni pak uje te gazuar ose uje normal te ftohte dhe e trazoni mire perberjen derisa te arrini nje konsistence tamam si brumi i petullave.

3. I zhysni unazat e kallamareve mire ne brum dhe i hidhni me radhe ne vajin e nxehte duke i skuqur per 4 minuta ne te dyja anet ose derisa te kene arritur nje ngyre te embel kafe.

4. Vazhdoni keshtu derisa te mbarojne te gjithe kallamaret. Pasi i skuqni i vendosni ne kartpeceta qe te eliminohet vaji i tepert dhe i sherbeni te ngrohte me nje fete limon si dhe me sallate jeshile.

(Visited 2 917 times, 2 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi
para
Kofsha pule me karrota dhe qepe
para
Makarona me kallamar, kunguj dhe domate qershi
para
Kofsha pule me karrota dhe qepe

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here