Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme sallate te fresket dhe verore, te pergatitur me sallate jeshile, patate, peshk, ullinj dhe speca turshi. Nje sallate e shpejte per tu pergatitur, e perkryer per ata qe duan te qendrojne ne forme. Le te shohim atehere si te gatuajme sallate me peshk dhe patate.

Sallate me peshk dhe patate
Perberesit:
- 2 tufa sallate jeshile te fresket
- peshk te fresket ( shpate, gjuhez, sardele)
- 3 patate te zjera
- speca turshi
- disa kokrra ulliri
- uthull molle ose vere te bardhe ose leng limoni
- vaj ulliri
- kripe
Udhezimet:
- Si fillim merruni me peshkun: e pastroni, e lani dhe e prisni ne fileto te holla.
- E skuqni ne griljen e nxehur me pare me pak vaj ulliri vetem per disa minuta, sa te zbutet dhe te marre nje ngjyre te lehte kafe.
- Pastroni dhe lani mire sallaten jeshile. E thani dhe e grini holle ne nje tas te madh sallate.
- Shtoni filetot e peshkut, ullinjte, patatet e zjera te prera ne copa te vogla, specat turshi te prera ne kubike, sperkatni me kripe, me pak uthull ose leng limoni, me vaj ulliri, i trazoni me kujdes dhe e sherbeni sallaten menjehere.
- E shoqeroni me ndonje fete buke te thekur nese deshironi.









