Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme supe me mish pule, oriz dhe veze, nje mga menyrat me te perdorura per te pergatitur supe. Eshte nje pjate shume e thjeshte, mund ti shtoni disa kubike buke te thelur siper per dekor dhe majdanoz. Mjafton qe ne minutat e fundit te para se ta hiqni nga zjarri supen ti grini shume holle pak lekure limoni, pak leng limoni dhe piper te zi pluhur, dhe supa eshte gati.

Supe me oriz dhe veze
Perberesit:
- 600g mish pule
- 1 filxhan çaji oriz
- 1 veze
- vaj ulliri
- kripe
- piper
Udhezimet:
- Pastroni mire mishin e pules nga pendet dhe e lani me uje te rrjedhshem. E lini per pak minuta ne nje kullenjse te kulloje dhe e thani mire me letra kuzhine.
- Vendosni nje tenxhere me presion ne zjarr te ngadalte, hidhni ne te 4-5 luge gjelle vaj ulliri, shtoni pulen e prere ne thela dhe filloni skuqjen.
- E kaurdisni mishin e pules per rreth 10 min deris ate marre nje ngjyre te bukur kafe, i hidhni kripe, 2 gota me uje, e mbyllni tenxheren me kapak dhe e lini mishin te zjeje per 10-15 min, derisa te jete zbutur.
- E mbushni tenxheren me 3 filxhan uje te ftohte, shtoni orizin dhe e lini te zjeje derisa orizi te jete zbutur plotesisht dhe lengu te jete trashur pak.
- Pak minuta para se ta hiqni tenxheren nga zjarri i hidhni lengun dhe lekuren e grire te limonit si edhe pak piper te zi. E rregulloni me kripe nese eshte e nevojshme.
- Merrni 1 veze, e rrihni ne pjate me nje pirun dhe 2 minuta para se te fikni zjarrin e shtoni ne supe.
- E trazoni supen me nje luge dhe e pas kalimit te ketyre 2 minutave e hiqni nga zjarri.
- Lereni te ftohet pak, per rreth 10 minuta dhe e sherbeni te ngrohte me disa kube buke te thekura te lyera me vaj ulliri dhe te sperkatura me pak kripe si dhe pak majdanoz te fresket.








