Udhëzime
Stina e ngrohte e veres perveç klimes se shkelqyer na favorizon dhe ne zgjedhjen e ushqimeve te fresketa qe prodhohen ne kete perioudhe. Nje nder to jane edhe domatet, te njohura me vetite e tyre te shumta. Ne kete recete do te shohim si te gatuajme antipasta me domate dhe sallam, nje recete kjo shume e thjeshte per tu pergatitur, me shije dhe elegance. Per kete recete nuk duket te perdorni buke te fresket, por feta buke qe kane ndenjur edhe 2 dite pa u konsumuar, nje alternative shume e dobishme per mos te shperdoruar buken e ndenjur. Ne vend te fetave te holla te sallamit mund te perdorni peshk, mish pule, proshute, etj.

Antipasta me domate dhe sallam
Perberesit:
- 6 feta buke
- 4 kokrra domate te kuqe, te pjekura mire
- feta sallami te prera holle, me deshire
- borzilok i fresket
- rigon dhe menderz e thate
- piper i zi
- vaj ulliri
- 2 thelpinj hudher
- kripe
Udhezimet:
- Marrim fetat e bukes dhe i presim ne kubike te vegjel.
- Vendosim nje tigan te hapur ne zjarr te ngadalte, hedhim 2-3 luge vaj ulliri, hudhrat e prea holle dhe shtojme kubiket e bukes.
- I thekim derisa te kene mare nje ngjyre te lehte kafe dhe hudhra te kete leshuar aromen e saj.
- Pastrojme, lajme domatet dhe i presim dhe keto ne kubike te vegjel, i hedhim ne nje tas, grime holle disa gjethe borziloku te fresket, pak rion dhe mendersz te thate, pak piper, kripe, 4 luge gjelle me vaj ulliri, i perzjejme dhe i leme te marinohen per 10 min.
- E vendosim buken e thekur ne nje tas te thelle, i hedim siper domatet e marinuara dhe i sherbejme ne nje pjate te ceket me disa feta sallami te prera holle.








