Udhëzime
Sote do te mesojme si te gatuajme supe me midhje. Kjo eshte nje recete me origjine nga qyteti i Napolit. Kjo supe eshte shume e thjeshte per tu gatuar por ne tavolinen tuaj do te jete pjata qe do te korri me siguri shume sukses.

Supe me midhje
Perberesit:
- 1.5 kg midhje
- 400gr domate pa lekure
- 2 thelpinj hudher
- 1 spec djeges i kuq
- 200 gr feta buke te thekura
- vaj
- kripe
- vaj ulliri
- majdanoz
- vaj pikant
Udhezimet:
- Si fillim pastroni midhjet me uje te bollshem dhe i gervishni me thike siper qe te bier rera. Terhiqni fillin qe del anash guaskes dhe i lini ne ene me uje per 15 min.
- Merni nje tenxhere dhe hidhni vajin e ullirt, dy thelpinjte e hudhres dhe specin djeges dhe e lini te skuqet pake, me pas shtoni domatet pa lekure dhe i lini te zjejne per 20 min.
- Kur salca e domates te kete ulur vellimin merni midhjet i kulloni dhe i bashkoni me domatet.
- Mbuloni tenxheren me kapak dhe e lini te zjej deri sa midhjet te jene hapur te gjitha, pak a shume 10 min.
- Ne fund shtoni kripen, por pake pasi midhjet jane te kripura, edhe majdanozin e grire e perzijeni supen dhe e lini per nje minute tjeter.
- Sherbeni supen ne tas balte shtoni dy feta buke te thekura anash, sperkateni perseri me majdanoz te fresket siper dhe ne qofte se deshironi shtoni pak vaj pikant.
(Visited 479 times, 1 visits today)









