Udhëzime
Sallata e orizit sherbehet e ftohte dhe eshte nje recete pranverore. Kjo recete mund te modfikohet me ingredient qe ju keni ne dispozicion per ta bere sa me shume personale kete pjate. Ne muajt e nzehte eshte perfekte sidomos ne dreke. Atehere le te shohim si te gatuajme sallate orizi te ftohte.

Sallate orizi
Perberesit:
- 350 gr Oriz
- 100gr Bizele
- 2 Veze te zjera
- 150 gr. Tono
- 6 Argjinare ne Vaj
- Ullinj te zinj
- Domate te prera ne copa
- Pak piper
- 1 luge gjelle vaj ulliri
Udhezimet:
- Oriz zjehet per aq minuta sa eshte e shkruar tek pakoja, bllokoni zjerjen duke shtuar ujë të ftohtë dhe e hidhni nje kullesë.
- Pastaj lani bizelet dhe i zjeni me flake te ulët në një tenxhere me ujë.
- I hiqni nga zjarri, kur ato janë ende te forta dhe i kulloni per te hequr e ujin e tepërt. Pastaj merni tonin shtoni vaj ulliri dhe e thermoni ne një pjatë të cekët me një pirun.
- Pastaj merni karçofet (argjinare) te copëtuar që ju keni në dispozicion, vezët e ziera fort dhe ullinjtë i vini te gjitha një tas.
- Shtoni nje sasi te vogël vajit të ulliri, domatet e prera, një majë e piper dhe pake kripë. Shto orizin dhe lere të ftohet në frigorifer për gjysmë ore dhe me vone e shërbeni.









