Background Image

Torte me kajsi e ftohte

0 1
Torte me kajsi e ftohte

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Torta e ftohte me kajsi te fresketa eshte nje embelsire shume e shijshme, e shkelqyer per nje dite te djele, ose per nje mbasdite te nxehte vere. Kjo tore s’ ka nevoje per pjekje, por thjesht per nje qendrim te caktuar ne frigorifer, te pakten 5 ore, dhe nese doni qe torta te jete sa me e mire e pergatisni nje nate me pare, dhe e sherbeni te ftohte Le te shohim se bashku si te gatuajme torte me kajsi te ftohte. Ne vend te kajsive mund te perdorni çfaredo lloj frute tjeter te fresket.

si-te-gatuajme-torte-te-ftohte-me-kajsi

Torte me kajsi e ftohte

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • Perberesit per bazen: 100g amareta
  • 100g biskota te thata
  • 150g gjalp te shkrire
  • 2 luge gjelle sheqer
  • Perberesit per kremin: 500ml kos me kajsi
  • 200ml pana per embelsira
  • 4 luge gjelle qumesht
  • 6g xhelatine
  • Perberesit per dekorin: 500g kajsi
  • 1 bustine xhelatine
  • 3 luge gjelle sheqer
  • 3 luge gjelle marmalate kajsie
  • 250ml uje

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisni bazen e tortes: I hidhni amaretat dhe biskotat ne nje mikser dhe e grini shume imtesisht, pastaj i trasferoni ne nje tas.
  2. Shkrini gjalpin ne nje tenxhere te vogel, e hidhni tek perzjerja e biskotave dhe ne fund shtoni sheqerin.
  3. I trazoni mire te gjithe perberesit, lyeni nje tepsi te rrumbullakte me gjalp dhe e vishni me leter furri, dhe e trasferoni te gjithe kete perzjerje ne fundin e tepsise, duke e niveluar mire me duar.
  4. E vendosni tepsine ne frigorifer per te pakten gjysem ore dhe nderkohe pergatisni kremin me kos.
  5. E çoni xhelatinen ne nje tas te vogel me uje te ftohte dhe e lini atje per 10 minuta.
  6. Ne nje tenxhere te vogel hidhni 4 luge gjelle qumesht dhe e çoni ne zjarr derisa te filloje zjerjen. E hiqni xhelatinen nga uji, e shtrydhni mire me duar dhe e shtoni tek qumeshti i nxehte, i trazoni mire ne menyre te tille qe xhelatina te shkrije plotesisht. Lereni masen derisa te jete e vaket.
  7. E rrihni panen tamam siç beni me te bardhat e vezeve, dhe vendoseni ne nje ene ku do te shtoni kosin, i trazoni mire dhe shtoni masen prej qumeshti dhe xhelatine.
  8. E hiqni tepsine nga frigoriferi dhe hidhni ne te masen e sapo pergatitur. Rivendoseni tepsine ne frigorifer per te pakten 2 ore.
  9. Mbas 2 oresh hidhni ne nje tenxhere ujin dhe xhelatinen tjeter, shtoni 3 luge gjelle sheqer dhe 3 marmelate kajsie.
  10. E vendosni tenxheren ne zjarr mesatar dhe e lini atje derisa te filloje zjerjen dhe marmelata te kete shkrire plotesisht.
  11. E hiqni nga zjarri dhe e filtroni, e lini te ftohet.
  12. Nderkohe prisni kajsite per se gjati, hiqni tepsine nga frigoriferi dhe filloni te rreshtoni me radhe fetat e kajsive ne forme rrethi.
  13. Hidhini neper te gjithe siperfaqen perzjerjen e xhelatines qe pergatitet pak me pare, duke pasur kujdes qe ta perhapni mire.
  14. Rivendoseni perseri torten ne frigorifer dhe e lini atje per te pakten 2 ore.
  15. Sherbejeni te ftohte.

 

(Visited 141 times, 2 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Gjelle me presh
para
Torte me molle dhe dardhe
para
Gjelle me presh
para
Torte me molle dhe dardhe

Add Your Comment