Background Image

Torte me bollgur dhe cokollate

0 0
Torte me bollgur dhe cokollate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda
Sot do te shohim receten e nje torte ndryshe nga te tjerat, eshte e vecante pasi behet me bollgur dhe jo me miell. Shija e kesaj torte eshte delikate por edhe e embel ne te njejten kohe, me ngyre te qarte nga gjiza e embel, por edhe e erret nga cokollata. Le te shohim si te gatuajme torte me bollgur dhe çokollate, te pergatitur me nje baze krokante te realizuar me brum biskotash, me nje shtrese kremi te pergatitur me gjize te embel dhe bollgur dhe e mbuluar me nje shtrese cokollate te erret.
torte-me-borgull-dhe-cokollat

Torte me bollgur dhe çokollate

Koha e Pergatitjes: 1 ore
Koha e Pjekjes: 50 min
Koha Totale: 1ore 50 min
Porcione: 8
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire

PERBERESIT PER BRUMIN:

  • 130g miell te tipit 00
  • 80g gjalp
  • 100g sheqer pluhur
  • 3 te verdha vezesh
  • 1 g kripe
  • lekura e grire e gjysem limoni

PERBERESIT PER KREMIN E BOLLGURIT:

  • 130g bollgur
  • 500ml qumesht
  • 350g gjize te embel
  • 200g sheqer pluhur
  • 1 maje luge kafeje kanelle pluhur
  • lekura e grire e nje portokalleje

PERBERESIT PER KREMIN E COKOLLATES:

  • 200g çokollate te erret
  • 200g pana

UDHEZIMET:

1. Si fillim pergatisni brumin: perzjeni miellin me sheqerin pluhur, shtoni kripen, lekuren e grire te limonit dhe gjalpin e prere ne kubike te vegjel, ne temperature ambjenti. I punoni me duar mire te gjithe keta perberes derisa te formohet nje perberje e tille si rera e detit dhe ne fund shtoni te verdhat e vezeve. E punoni brumin me duar derisa te formohetnje brum kompakt dhe homogjen, i jepni forme te rrumbullakte, e mbuloni me nje qeske plastmasi dhe e vendosni te pushoje ne frigorifer per te pakten 1 ore.

2. Nderkohe pergatisni kremin e bullgurit: ngrohni qumeshtin dhe ne momentin qe fillon te mare vale, shtoni bullgurin pak nga pak, i trazoni mire ne menyre te vazhdueshme me nje rrahese vezesh qe te mos formohen kokrriza, per rreth 5 minuta.

3. E hiqni tenxheren nga zjarri, e lini perzjerjen qumesht-bullgur te ftohet per pak minuta dhe shtoni gjizen e embel. I trazoni mire te gjithe perberesit me nje luge druri, shtoni sheqerin pluhur, lekuren e grire te portokalles dhe kanellen pluhur. Trazoni perseri derisa te formohet nje perberje homogjene.

4. E nxirrni brumin nga frigoriferi, e hapni ne formen e nje rrethi me diameter pak me te madh se baza e tepsise, te lyer me pare me pak gjalp. I jepni petes formen e tepsise, tamam siç behet me krostaten.

5. E hidhni kremin e pergatitur te bullgurit mbi bazen e brumit duke e niveluar mire me nje luge dhe e piqni torten ne furrin e nxehur 180°C per rreth 45 minuta.

6. E hiqni torten nga furri, e trasferoni ne nje pjate sherbimi dhe e lini te ftohet ne temperature ambjenti.

7. Nderkohe pergatisni kremin e çokollates: e shkrini çokollaten e erret dhe pasi ka shrire plotesisht i shtoni panen, i trazoni mire dhe e hidhni te gjithe kremin mbi siperfaqen e tortes. E rivendosni toretn me bullgur dhe çokollate ne frigorifer per te pakten 2 ore dhe e sherbeni te ftohte.

(Visited 261 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Qofte me mish te grire dhe patate
para
Torte me recel qershie
para
Qofte me mish te grire dhe patate
para
Torte me recel qershie

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here