Background Image

Torte me recel qershie

0 0
Torte me recel qershie

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda
Kjo qe po shkruaj sot eshte nje torte shume e shijshme, me nje brum te shkrifet, ka pamjen e nje keku, lyhet siper me reçel qershie dhe zbukurohet me qershi ose kulumbri te fresketa. Kete embelsire mund ta pergatisni me çfaredo lloj reçeli te deshironi, apo me fruta te stines, mjafton qe brumi te jete i njejte.
 Torte me qershi

Torte me recel qershie

Koha e Pergatitjes: 20 min
Koha e Pjekjes: 45 min
Koha Totale: 1 ore 5 min
Porcione: 8-10
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsire

PERBERESIT:

  • 300g miell te tipit 00
  • 200g sheqer
  • 100g nisheshte patate
  • 5 te verdha vezesh
  • 3 te bardha vezesh
  • 50g gjalp
  • nje portokalle
  • 1g kripe te holle
  • 250g reçel qershie
  • 100g qershi ose kulumbri te fresketa

UDHEZIMET:

1. I hidhni te bardhat e vezeve dhe te verdhat ne nje tenxhere qe nuk ngjit, shtoni sheqerin dhe kripen. E vendosni tenxheren ne banjomaria ( mbi nje tenxhere me te madhe me uje te vaket ) mbi zjarr te ngadalte dhe i trazoni perberesit vazhdimisht me nje rrahese vezesh per rreth 40 min. E hiqni tenxheren nga uji i vaket ne momentin kur perberja te jete e vaket.

2. Shtoni dalengadale miellin dhe nisheshtene, gjalpin e shkrire por ne temperature ambjenti, lekura  e grire e portokalles dhe i trazoni perberesit me nje luge druri me levizje nga poshte lart.

3. Lyeni nje tepsi te rrumbullakte me nje shtrese te holle gjalpi, e vishni me nje cope leter furri dhe hidhni ne brumin e pergatitur.

4. Nxehni furren ne 180°C dhe e piqni torten per rreth 40-45 minuta. E hiqni nga furri dhe e lini te ftohet brenda ne tepsi.

5. Pasi torta esht ftohur, e trasferoni ne nje pjate sherbimi, e lyeni siper me reçel qershien dhe e dekoroni me qershi ose kulumbri te fresketa.

(Visited 563 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte me bollgur dhe cokollate
para
Kausha te mbushur
para
Torte me bollgur dhe cokollate
para
Kausha te mbushur

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here