Udhëzime
Te dashur lezues, sote do tu mesoj se si behet embelsira e quajtur tiramisu. Kjo eshte nje recete italiane dhe emri i referohet me shume humorit, domethene ne qofte se jeni pak poshte me moralin atehere hani pak tiramisù dhe to te ngriheni larte.

Tiramisu
Perberesit:
- 400gr djath Mascarpone
- 200gr biskota Savoiardi
- 150gr sheqer pluhur
- 200gr cokollate pa sheqer
- 4 te verdha vezesh
- 2 te bardha vezesh
- 3 filxhane kafe ekspers
- pake kako pluhur
Udhezimet:
- Rrihni te bardhat e vezeve derisa të formoje shkume te bardhe dhe te qendrueshme. Grini çokollatën ne nje pjate dhe e lini menjane.
- Në një tas hidhni te verdhat e vezeve dhe sheqerin pluhur dhe i perzieni për një kohë të gjatë me një lugë druri derisa të formojne nje mase te bardhë dhe te shkumëzuar.
- Shtoni djathin mascarpone dhe pastaj te bardhat e vezeve qe rrahet me pare.
- Merni nje tave katrore ose drejtekendeshe dhe shtroni ne fund biskotat savoiard duke i rreshtuar mire.
- Me nje furce lyeni siper biskotat me kafene ekspres (ne qofte se nuk keni furce mund te perdorni kartpecet)
- Mbuloni biskotat me një shtresë te kremit qe pergatitet me pare me djathin mascarpone dhe spërkatni me pake çokollatë te grire.
- Perserisni na e para proceduren duke shturar biskotat, kafe edhe kremin me mascarpone dhe cokollaten derisa të gjithë përbërësit te kene mbaruar.
- Shtresa e fundit duhet të jetë me kremin me mascarpone dhe e sperkatur me kakao pluhur.
- Vendosni tortën në frigorifer për rreth tre orë.
(Visited 609 times, 1 visits today)









Një koment Mëshej komentet
Bravo per keto receta te mira