Background Image

Recel ftoi

0 0
Recel ftoi

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Reçeli i ftonjve ka nje ere shume te mire dhe karakeristike, ka dhe nje shije lehtesisht te athet. Per te pergatitur kete reçel rekomandohen ftonj te pjekur dhe te forte, tamam si i gjejme ne muajin tetor. Reçeli i ftonjve mund te perdoret per te shoqeruar buken ne mengjes me pak gjalp, per te pergatitur embelsira nga me te ndryshmet, si psh krostate ose kifle, por edhe per te shoqeruar mishin me yndyrne apo te pjekur ne tenxhere, mishin e pules apo shpendeve te egra, siç behej ne mesjete. Le te shohim se bashku si te gatuajme recel me ftoj

recel-me-ftonj

Reçel me ftoj

  • Koha e Pergatitjes: 20  min
  • Koha e Pjekjes: 90 min
  • Koha Totale: 1 ore 50 min
  • Porcione: 1 kavanoz
  • Veshtiresia: E lehte
  • Tipi i Recetes: embelsire, reçel

Perberesit:

  • 1 kg ftonj
  • 700g sheqer
  • lengu i nje limoni
  • 1 bustine te vogel vanilie ( me preference )

Udhezimet:

1. Si fillim i pastroni mire ftonjte duke u eliminuar pushin, i lani me uje te rrjedhshem, dhe i prisni ne 4 pjese, pa u hequr lekuren. Eliminoni vetem farat dhe pjeset e forta por jo lekuren pasi eshte e pasur plot me vitamina.

2. Mbushni nje ene te madhe me uje dhe disa feta limoni, hidhni ne te me radhe te gjithe ftonjte qe pastroni dhe prisni ne kubike te vegjel ne menyre te tille qe te mos nxihen.

3. Pasi i keni prere te gjithe ftonjte ne kubike te vegjel, i kulloni dhe i hidhni ne nje tenxhere te thelle qe nuk ngjit, shtoni 1-2 gota uje dhe e lini te zjeje ne zjarr mesatar derisa fruta te jete zbutur pak.

4. Shtoni sheqerin, vanilien dhe vazhdoni zjerjen per 40 min te tjera ne zjarr shume te ngadalte, duke e trazuar reçelin here pas here qe te mos ngjitet ne fund te tenxheres.

5. Shtoni lengun e limonit 5 minutat e fundit te zjerjes dhe e hiqni tenxheren nga zjarri.

6. E hidhni reçelin menjehere ne vazo hermetike te sterilizuara, i mbyllni me kapak dhe i ktheni vazot me koke poshte ne menyre te tille qe te krijohet boshlleku i ajrit qe do ta lejoje reçelin te mos prishet per nje kohe te gjate.

(Visited 910 times, 2 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Tave me kungull te verdhe
Featured Image
para
Rizoto me bizele dhe kallamar
para
Tave me kungull te verdhe
Featured Image
para
Rizoto me bizele dhe kallamar

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here