Background Image

Pappa al pomodoro

0 0
Pappa al pomodoro

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Kjo eshte nje nga recetat e varfera italiane e cila perdorej shume kohe me pare ne toskana, perdorej buka e thare e cila nuk hidhej poshte por perpunohej serisht. Emri pappa ne italisht do te thote ushqim per femije (ushqim i bute dhe i shkrifet) ndersa al pomdoro do te thote me domate. Keshtu qe sapo kuptuat qe kjo recete ka si perberes baze buken e thare dhe domatet e fresketa. Tashme kjo recete perdoret shume ne zonen e Toskanes dhe eshte teper e pelqyer nga vendasit, por edhe nga une personalisht.  Le te shohim atehere si te gatuajme pappa al pomodoro.

si-te-gatuajme-pappa-al-pomodoro

Pappa al pomodoro

Koha e Pergatitjes: 15 min
Koha e Pjekjes: 40 min
Koha Totale: 55 min
Porcione: 4
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Pjate e pare

PERBERESIT:

  • 400gr buke toskane te thate
  • 1kg domate te fresketa te pjekura
  • 8-10 flete borziloku te fresket
  • 1 qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • kripe
  • piper

UDHEZIMET:

  1. Hapi i pare qe duhet te beni eshte tu hiqni lekuren domateve. Per te pastruar domatet nga lekura mjafton te vendosni nje tenxhere me uje te ziej dhe me pas te xhysni domatet ne te pasi u keni bere nje kryq me thike siper. Shikoni kete keshille per te pare te gjitha hapat: Si te heqim lekuren domateve
  2. Me pas merni nje tenxhere qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr te mesem, shtoni vajin e ullirit dhe thelpiun e hudhres se pastruar dhe te shtypur me dore dhe i lini qe nxehen se bashku.
  3. Nderkohe pastroni qepen dhe e prisni ne kubik te vegjel. E shtoni qepen tek vaji i ullirit dhe kaurdisni me nje luge druri deri sa qepa te zbutet dhe te humbasi velllimin e saj.
  4. Kur qepa te jet skuqur shtoni domatet pa lekure te prera ne kubike dhe i lini te skuqen se bashku.
  5. Pasi uji i domateve te ket avulluar gati gjysem shtoni bukuen e thare te prere ne feta te holla, ulni flaken dhe trazoni me ngadale te gjitha se bashku.
  6. Shtoni kripen sipas deshires dhe disa flete borzilok te prere imet dhe trazoni perseri.
  7. Kur masa te jet bere e bute dhe e shkrifet dhe mos te ket me uje domatesh pjata pappa al pomodoro eshte gati.
  8. Sherbeni pjaten te ngrohte dhe e sperkateni me vaj ulliri dhe vendosni siper gjethe borziloku. Mund te shtoni dhe djath te grire kackavall nese deshironi.
(Visited 179 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Zemra te mbushura me krem djathi
para
Pilaf me oriz
para
Zemra te mbushura me krem djathi
para
Pilaf me oriz

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here