Background Image

Dollme

0 0
Dollme

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Sote do te shohim si te gatuajme dollme me qene se po afrohet viti i ri. Kjo recete eshte nje nga pjatat tipike shqiptare per te festuar ardhjen e vitit te ri. Pothuajse nuk mungon ne asnje tryeze te shqiptareve brenda vendit por edhe jashte shtetit. Per te bere kete pjate si fillim duhet te keni blere nje pule ose nje gjel deti. Per te pare se si behet gjelli i detit majfton te shikoni receten Si te gatuajme gjel deti ne furre

dollme-si-te-gatuajme

 Dollme

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4-5
  • VESHTIRESIA: E Mesme
  • TIPI I RECETES: Pajte e pare

Perberesit:

  • 1 gjel deti i pjekur ne furre
  • 1 qep e kuqe
  • pake menderz te thare
  • 1 kg miell
  • 1 maje luge kafeje me sode buke
  • vaj ulliri
  • kripe

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisim kulacin per dollmen dhe me pas mund te meremi me pergatitjen e lengut te gjelit te detit.
  2. Per kualcin merni nje tave edhe hidhni miellin, beni nje grope dhe shtoni pak kripe dhe soden e perzieni dhe me pas filloni te shtoni ujin.
  3. Punoni miellin deri sa te krijoni nje brum te ngurte.
  4. E lini te pushoj brumin per 5 minuta. Merni taven e pjekjes e lyeni me vaj dhe me pas hapni kulacin ne te tere masen e taves.
  5. Cponi me pirun siperfaqen e kulacit edhe e fusni ne furre per 40-45min ne 200°C.
  6. Nderkohe qe kulaci piqet filloni te pergatisni lenguan e dollmes.
  7. Merni nje tigan, shtoni vajin dhe me pas qepen e prere ne kubike te vegjel.
  8. Kur qepa te kete humbur vellimin edhe te jete skuqur shtoni 1,5 l uje dhe lengun qe ka nzjerr kaposhi i pjekur.
  9. Provojeni lengun e dollmes per kripe, pasi lengu i kaposhit qe shtuat ka me siguri shume kripe dhe mund te mos kete me nevoj per kripe tjeter.
  10. Lengu i dollmes eshte gati kur qepa te kete zier. Ne kete moment shtoni menderzen edhe e lini te zijej per 5 min te tjera ne zjarr te vaket.
  11. Kur kulaci te jete pjekur e nzirrni na furri dhe e lini te kulloj duke e nzjerr na tava edhe pasi ta keni mbeshtjell me nje rrobe.
  12. Kur kulaci i dollmes te jete ftohur e merni dhe e beni pershesh.
  13. Coni perseshin ne tave dhe filloni ti hidhni lengun e vaket siper duke e shtuar avash avash edhe duke e trazuar ne menyre qe i gjithe persheshi te jete regjur.
  14. E mbuloni dollmen dhe e lini te pushoj per 5-10 min.
  15. Si perfundim dollma eshte gati dhe mund ta sherbeni se bashku me thelat e gjelit te detit.
(Visited 2 272 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate me molle dhe uthull balsamike
para
Gjel deti ne furre
para
Sallate me molle dhe uthull balsamike
para
Gjel deti ne furre

Add Your Comment