Background Image
  • Home
  • Makarona
  • Makarona me sardele te fresketa dhe domate qershi

Makarona me sardele te fresketa dhe domate qershi

0 0
Makarona me sardele te fresketa dhe domate qershi

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete artikull do te mesojme si te gatuajme makarona me sardele te fresketa dhe domate qershi, nje opzion i shkelqyer per te gatuar per dreke ose per darke kur nuk keni shume kohe ne dispozicion. Mjafton qe te keni sardele te fresketa, domate qershi, dhe ne fund e kompletoni pjaten me pak spec djeges dhe buke te grire.

si-te-gatuajme-makarona-me-sardele-dhe-domate-qershi

Makarona me sardele te fresketa dhe domate qershi

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4-5
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit:

  • 350g makarona te gjata (spaghetti)
  • 8 domate qershi
  • 150g sardele te fresketa
  • 40g djath kaçkavall te grire
  • 1 thelpi hudher
  • val ulliri
  • spec djeges
  • 1/2 gote me vere te bardhe
  • 4 luge gjelle buke te grire
  • 1 tufe te vogel majdanoz te grire
  • kripe

Udhezimet:

  1. Coni makaronat te zjejne ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe.
  2. Vendosni nje tigan ne zjarr mesatar, hidhni ne te 3-4 luge vaj ulliri, thelpiun e hudhres te shtypur dhe nje spec te vogel djeges.
  3. Shtoni sardelet e pastruara nga koka dhe halat, si edhe domatet te prera per se gjati.
  4. Hidhni veren e bardhe, dhe vazhdoni pjekjen ne zjarr te larte, sperkatini me pak kripe, ulni flaken dhe e mbuloni tiganin me nje kapak.
  5. Ne nje tepsi tjeter thekni me pak vaj buken e grire.
  6. I kulloni makaronat 2-3 minuta me pare seç thote etiketa, dhe i hidhni ne tigan. Vazhdoni pjekjen per rreth 1 minute.
  7. Fikni zjarrin dhe i sperkatni makaronat me djathin e grire.
  8. E kompletoni pjaten me buken e grire te thekur pak me pare dhe me pak majdanoz te grire.
(Visited 360 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte me molle dhe rrush te thate
para
Tave me kungull – Parmigiana
para
Torte me molle dhe rrush te thate
para
Tave me kungull – Parmigiana

Add Your Comment