Background Image

Kek me kos

2 1
Kek me kos

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete artikull do te shohim se si te gatuajme kek me kos, nje nder embelsirat me te perdorura ne Shqiperi por edhe ne mjaft vende te tjera te botes. Ka shume versione te gatuar kekun, por ne kete recete do te pergatisim versionin me kos te bardhe dhe vaj luledielli.

kek-si-te-gatuajme

Kek me kos

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 3 gota miell
  • 3 veze
  • 1 gote e gjysem sheqer
  • 1 gote kos
  • 1 gote rakie me vaj luledielli
  • lekura e grire dhe lengu i 1 limoni te tere
  • 1 fryres per embelsira
  • 1 maje luge kafeje kripe

Udhezimet:

  1. Si fillim ne nje tepsi perzjeni miellin me fryresin e embelsirave.
  2. Ne nje tas plastik hidhni vetem te verdhat e vezeve me sheqerin, dhe i rrihni mire derisa sheqeri te kete shkrire, dhe masa te kete 2 fishuar vellimin.
  3. Ne nje tas tjeter rrihni te bardhat e vezeve derisa mos te shkeputen nga ena.
  4. Tek tasi me masen e te verdhave me sheqerin, hidhni me radhe vajin, kosin, lengun dhe lekuren e limonit, gjithmone duke i trazuar me kujdes nga poshte larte, derisa te behen nje mase kremoze dhe homogjene.
  5. Shtoni te bardhat e vezeve dhe vazhdoni perzjerjen me shume delikatese.
  6. Beni kujdes qe te gjithe keta perberes mos ti trazoni per nje kohe shume te gjate, pasi kur keku te jete pjekur s’ do te dale i shkrifet.
  7. Ne fund pak nga pak shtoni perzjerjen e miellit me fryresin.
  8. KUJTOHUNI gjithmone qe mos ta zgjasni shume kohen e perzjerjes, mjafton sa te gjithe perberesit te jene bere nje mase e tere.
  9. Nxehni furren ne 180°C.
  10. Futeni kekun te piqet per rreth 30 minuta, ose derisa siperfaqja te kete mare nje ngjyre te lehte kafe.
  11. E hiqni nga furri dhe e lini te ftohet, pastaj e prisni. E sherbeni te vaket ose te ftohte.
(Visited 2 122 times, 2 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Gjelle me patate
para
Emebelsira – Zuppa Inglese
para
Gjelle me patate
para
Emebelsira – Zuppa Inglese

4 Komente Mëshej komentet

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here