Udhëzime
Ne kete recte do to shohim si te gatuajme zuppa inglese, nje embelsire e perbere nga nje shtrese panaspaje, ose biskota savoiardi te njomur me liker alchermes, te alternuar me nje tjeter shtrese krem pastiçerie ( per te pare se si pergatitet kremi i pastiçerise klikoni ketu: krem pastiçerie) dhe nje tjeter me krem kakaoje. Zuppa inglese eshte nje dessert shume i thjeshte per tu pergatitur dhe ka nje pamje shume te bukur.

Embelsire Zuppa Ingelse
Koha e Pergatitjes: 20 min
Koha e Pjekjes: 20 min
Koha Totale: 40 min
Porcione: 6
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: embelsire, dessert
Perberesit:
- 200g biskota savoiardi ose panaspa
- 150ml liker alchermes
- 450ml crem pastiçerie
- 10g kakao te hidhur
- 1 filxhan kafeje me cokollate te shkrire per dekor si dhe copa cokollate
Udhezimet:
- Pasi keni pergatitur kremin e pastiçerise mjafton te ndiqni receten qe kemi publikuar me pare.
- Ne nje tenxhere te vogel pergatisni likerin alchermes ne kete menyre: hidhni ne tenxhere 100ml uje, 1 lugegjelle sheqer dhe ne fund hidhni likerin. E linin tenxheren ne zjarr derisa te shkrij sheqeri dhe hiqeni.
- Lereni te ftohet masen e pergatitur me likerin dhe me pas filloni te regjeni me radhe biskotat savoiardi.
- Rreshtoni nje shtrese me biskota te regjura ne nje tepsi mundesisht katrore, vazhdoni me nje shtrese kremi pasticerie dhe perseri me nje shtrese tjeter savoiardi te regjura.
- Perserisni hapat deri sa ne fund te keni nje tjeter shtrese biskotash te regjura dhe siper krem pasticerie.
- Dekoroni siperfaqen siper me kakao pluhur dhe me cokollate te shkrire
E vendosni tepsine me zupen inglese ne frigorifer per te pakten 4 ore. - E prisni ne feta sa persona jane ne tavoline dhe e sherbeni te ftohte.








