Udhëzime
Buka e bere ne shtepi eshte nje recete shume e shijshme dhe e nevojshme per te gjithe ne. Grekerit e lashte e quanin buken ushqimin e hyjnive, dhe brumi i saj e ka origjinen qe ne parahistori, kur njeriu e kuptoi qe mund te bente nje perzjerje me uje dhe kokrrat e grurit te shtypura. Me brumin baze te bukes mund te pergatisim shume e shume varietete te tjera perveç bukes, si pica, focacce, torta te kripura, panine, etj. Brumi i bukes mund te konservohet per nje nate te tere i mbuluar me nje qeske plasmasi, ose te piqet te nesermen nese konservohet ne frigorifer. Buka pasi eshte pjekur duhet te mbahet ne qeska plastike, dhe mund te konservohet per rreth 3 dite, ose mund ta çoni dhe ne ngrirje, dhe te konsumoni ne momentin qe deshironi. Pra, te mesojme se bashku si te gatuajme buke te bere ne shtepi.
Buke
Perberesit:
- 1 kg miell
- 500 ml uje te vaket
- 100 ml qumesht te vaket
- maja buke 20g (te fresket) ose me kokrriza 7 g
- 4 luge gjelle vaj ulliri
- kripe
- 2 luge kafeje sheqer ose nje luge kafeje mjalt
Udhezimet:
- Si fillim shkrini majane ne nje tas te vogel me uje te vaket, duke i shtuar sheqerin ose mjaltin. Lereni kete perzjerje te pushoje per 15 minuta. Sheqeri ne kete rast perdoret sepse sherben per te bere aktivizimin e majase se bukes.
- Ne nje tepsi ose tas te madh hidhni miellin, nje grusht kripe te holle, ose sa e shikoni ju te arsyeshme pasi kjo varet edhe nga shija juaj personale.
- Bashkoni ujin qe na ngeli me qumeshtin e vaket dhe me vajin e ullirit.
- Beni nje grope ne mes te miellit dhe hidhni majane e shkrire, si edhe perzjerjen uje- qumesht- vaj ulliri.
- Impastoni te gjithe perberesit me duar derisa te krijoni nje strukture omogjene dhe elastike, per rreth 10 minuta.
- Kur brumi te jete bere nje strukture e vetme dhe elastike, i jepni formen e nje topi, vendoseni ne nje tas te madh te sperkatur me miell( pasi do ti rritet vellimi) dhe e mbuloni me nje pecete te paster kuzhine ose qeske.
- E vendosni ne nje vend te ngrohte dhe e lini te vije per 2 ore.
- Kur brumi te jete 2fishuar ne vellim, e vendosni edhe nje here ne nje siperfaqe me miell dhe e punoni me duar per 2-3 minuta, duke i dhene perseri formen e nje topi.
- E vendosni brumin e pergatitur ne nje tepsi te mbuluar me leter furri ose te lyer me vaj dhe e lini te vije edhe per 1 ore tjeter, derisa te kete dyfishuar vellimin. Kete here tepsine e çoni brenda ne furre por mos e ndizni akoma furren, dhe per te evituar qe brumi te thahet vendosni ne furre dhe nje tas tevogel me uje.
- Kur te shikoni qe vellimi i brumit te jete 2fishuar per ti dhene nje pamje pak me te bukur, me nje thike beni 4 prerje, ne forme katrori.
- Nxehni furren ne 180°C dhe e çoni buken te piqet per rreth 30 minuta.
- Kur ta hiqni nga furri ne doni qe buka te qendroje e bute mbulojeni me nje pecete, dhe e prisni pas 10 – 15 minutash.