Udhëzime
Sot do te shohim nje recete te shpejte me kastraveca dhe domate qershi te mbushura me salce kosi dhe majonese. Kjo recete eshte shume e tjeshte per tu pergatitur, me shume vlera ushqyese dhe me nje elegance te veçante kur e paraqet ne tavoline. Eshte nje antipast i perkryer per tu pergatitur sidomos gjate muajve pranvere – vere. Avantazhi i ketij antipasti eshte se mund ta pergatisni 2-3 ore para shtrimit te tavolines, ti mbuloni me qeske ose leter alumin dhe i vendosni ne frigorifer, ose me mire ne nje vend te fresket, qe te mos jene as shume te ftohte dhe as shume te ngrohte ne momentin e ngrenies. Le te shohim atehere si te gatuajme antipasto me domate dhe kastravec.

Antipasto me domate dhe kastravec
Perberesit:
- 2 kastraveca te fresket, mundesisht me forme te rregullt
- 24 domate qershi
- salce kosi
- salce majoneze
- gjysem karrote te vogel
- kripe
- vaj ulliri
Udhezimet:
- Pastroni, lani dhe thani me pecete te paster si kastravecat ashtu dhe domatet qershi.
- Me nje thike ose me mire me nje qerues patatesh hiqni lekuren e kastravecit ne kete menyre: Filloni qe nga bishti deri ne fund, duke e alternuar, nje rrip lekure hiqeni njeri lereni, dhe keshtu vazhdoni deri ne fund.
- I prisni ne copa te barabarta, rreth 3-4 cm secilen, i zbrazni nga brenda me nje luge te vogel kafeje, por kini kujdes te lini nje shtrese te holle ne fundin e seciles cope, pasi nevojitet per te mbajtur mbushjen.
- I prisni pjesen lart ku ndodhet bishti domateve qershi, i zbrazni me nje luge te vogel, i kriposni dhe i ktheni permbys qe te eliminohet uji.
- Ne nje tas hidhni salcen e kosit, pak kripe, pak karrote te grire holle ne rende, pak vaj ulliri dhe me kete perzjerje mbushni pjeset e kastravecave.
- Kurse me majonezen mbushni domatet qershi, ose mund ti alternoni salcat sipas deshires.
- I rreshtoni ne nje pjate te madhe si ne figure ose sipas kreativitetit tuaj.
- I sherbeni te fresketa.








