Udhëzime
Sot do te mesojme se si te gatuajme akullore me nespulla. Kjo recete eshte perfekte si dessert ose per mbasdite nga ora 16:00 -17:00. Nespulla eshte nje frute me origjine japoneze, e cila ka shume pak kalori dhe vlera te medha ushqyese, si perbajtje vitamine A, potas, hekur, selen dhe shume fibra. Kombinimi i saj me akullore eshte perfekt dhe ideal per ditet e nxehta te veres.

Akullore me nespulla
Perberesit:
- 300g nespulla te fresketa
- 300g sheqer
- gjysme gote me uje
- 250 ml pana per embelsira
- 1 limon
Udhezimet:
- Si fillim pergatisni shurupin, duke hedhur ne tigan sheqerin dhe ujin. I lini te zjejne 10 minuta, duke i perzjere here pas here. Lereni shurupin te ftohet.
- I pastroni nespullat nga farat dhe lekura dhe e shnderroni te gjithe tulin e tyre ne nje strukture te vetme dhe homogjene. Bashkojeni tulin e nespullave me shurupin e pergatitur me pare.
- Shtoni 3 luge gjelle leng limoni dhe ne fund panen e montuar (e rrahur si te bardhat e vezeve).
- Trazojini te gjithe perberesit me shume kujdes, ne menyre te tille qe mos te prishni strukturen e panes.
- Trasferoni ne nje kupe, mundesisht plastike dhe e vendosni ne ngrirje per rreth 1-2 ore.
- Ne momentin qe eshte ngurtesuar e gjithe perberja e trazoni edhe njehere per 1 minute dhe e vendosni perseri ne ngrirje deri ne momentin qe do ta sherbeni ne tavoline.








