Udhëzime
Krem Karameli eshte nje embelsire super e thjeshte me baze qumeshti dhe veze, shume i shijshem, pergatitet pothuajse ne te gjitha vendet e botes dhe eshte i njohur pikerisht per kete nderthurje thjeshtesi – shije – arome. Ne kete stine perdoret shume pasi sherbehet i ftohte dhe nuk eshte nje embelsire e rende per tretje. Le te shohim ateher si te gatuajme krem karamel.

Krem karamel
Perberesit:
- Perberesit: 450 ml qumesht
- 120 g sheqer
- 4 veze te plota + 1 te verdhe
- 150 ml pana per embesira
- 1 bustine vanilie
- Perberesit per karamelin: 150 g sheqer
- 4 luge gjelle uje
Udhezimet:
- Ndizni furren ne 180°C.
- E hidhni qumeshtin ne nje tigan te thelle, shtoni vanilien dhe e çoni per te zjere ne zjarr te ngadalte. Pasi qumeshti ka zjere, e lini te ftohet per 30 minuta.
- Pas kalimit te kesaj kohe, shtoni panen dhe i trazoni me ngadale.
- Ne nje ene rrihni vezet me sheqerin dhe hidhni ne te dalengadale qumeshtin. Trazoni gjithmone me nje rrahese vezesh nderkohe qe shtoni qumeshtin dalengadale.
- Pergatisni karamelin ne kete menyre: shkrini sheqerin ne nje tigan te vogel, duke e trazuar vazhdimisht me nje luge derisa te zjeje dhe te marre nje ngjyre kafe, ngjyre karameli. Shtoni 3-4 luge uji.
- Merrni nje tepsi te thelle, e mbushni me uje te valuar derisa te mbuloje 1/3 te stampave ( forma te vogla ku piqen apo pergatiten embelsira indiviaduale)
- Merrni stampat e vogla individuale, hidhni ne secilen prej tyre karamelin, e lini sa te jete forcuar dhe hidhni ne secilen kremin qe kei pergatitur me pare me qumeshtin.
- E fusni ne furren e nxehur tepsine me stampat e vogla dhe e piqni krem karamelin per rreth 50 minuta.
- I hiqni nga furri dhe i lini te ftohen ne temperature ambjenti, pastaj i vendosni ne frigorifer per te pakten 4 ore. Para se ti sherbeni i hiqni nga forma e tyre duke patur kujdes qe mos tu prishni formen.
- I ktheni permbys, qe karameli te jete siper dhe i sherbeni me nje luge te vogel embelsirash.








