Udhëzime
Sote do te shohim si te pergatisim torte me molle, kjo recete eshte shume e thjeshte, pergatitet njesoj si torta me kos, vetem se i grihen siper disa thela molle dhe i hidhet pak mjalt brumit. Ne ketre rast torta me molle eshte sherbyer me leng karameli. Ju mund ta sherbeni edhe thjesht duke e sperkatur siper me shqer pluhur.

Torte me molle
Perberesit:
- 3 gota me miell
- 1 gote sheqer
- 2 luge gjelle mjalt
- 3 veze
- 1 gote kos te bardhe
- 1 gote vaj luledielli
- 1 luge gjelle fryres per embelsira
- 1 maje luge kafeje kripe te holle
- 1 molle
- 3 filxhan kafeje sheqer
- 2 fixhan kafeje uje
Udhezimet:
- Si fillim perzjeni miellin me fryresin e embelsirave dhe kripen.
- Merrni 2 tasa, ne njerin hidhni vetem te bardhat e vezeve kurse ne tjetrin te verdhat me 1 gote sheqeri.
- I rrihni te verdhat e vezeve derisa te shkrije sheqeri dhe te jete bere nje mase kremoze.
- Rrihni te bardhat derisa te mos shkeputen nga anet e tasit.
- Tek te verdhat e vezeve shtoni vajin, kosin, mjaltin dhe i trazoni mire. Pastaj shtoni te bardhat e vezeve me kujdes duke i trazuar nga poshte lart.
- filloni dhe hidhni perzjerjen e miellit pak nga pak derisa te mbaroje.
- Pasi te jete formuar nje mase homogjene, lyeni nje tepsi me gjalp dhe hidhni ne te brumin e pergatitur. E dekoroni siper me feta te prera molle dhe i sperkatni me pak mjalt.
- Nxehni furren ne 180°C dhe e piqni torten per rreth 30 min.
- I hiqni torten nga furri dhe mos e prisni derisa te ftohet.
- Ne nje tigan te vogel qe nuk ngjit pergatisni karamelin:
- Hidhni sheqerin dhe e lini ne zjarr derisa te marre ngjyre kafe, e trazoni vazhdimisht dhe me kujdes. Kur sheqer te kete marre ngjyre te erret kafe i shtoni ujin. E lini edhe per 2-3 min ne zjarr dhe e hiqni.
- Hidhni ne secilen pjate nje sasi te caktuar te sherbetit te karamelit dhe vendosni mbi te nje fete torte.








