Udhëzime
Ne kete artikull do te shohim si te gatuajme gjelle me patate. Kjo gjelle pergatitet me mish viçi, dhe per te pare si gatuhet mishi i vicit klikoni tek receta qe kemi publikuar me pare: Si te gatuajme mish viçi. Mjafton thjesht te kaurdisni pak patatet, dhe gjella pergatitet ne 10-15 minuta.

Gjelle me patate
Perberesit:
- mishi i vicit i zier (si te receta e mepareshme)
- 1kg patate
- 1 karrote
- kripe
- menderz te thate (me preference)
- 1 gjethe dafine
Udhezimet:
- Si fillim duhet te pergatisni mishin e viçit si tek receta e mepareshme.
- Nderkohe qe mishi zjen, pergatisni patatet.
- Qeroni dhe me pas i lani patatet, me pas i prisni ne kubike mesatar. Po ashtu edhe karroten.
- I kaurdisni pak perimet ne nje tigan qe nuk ngjit me pak vaj, derisa te kene mare nje ngjyre shume te lehte kafe.
- I sperkatni me kripe, pak piper pluhur dhe pak menderz te thate.
- Pasi mishi ka zjere, hidhni perimet e kaurdisura ne tenxhere, hidhni uje derisa patatet te mbulohen, shtoni gjethen e dafines dhe vazhdoni zjerjen derisa patatet te jene zbutur dhe lengu i gjelles te jete pergjysmuar.
- E lini gjellen me patate te pushoje per 10-15 minuta para se ta sherbeni ne tavoline.








