Background Image

Torte me molle dhe rrush te thate

0 0
Torte me molle dhe rrush te thate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Egzistojne shume menyra per te pergatitur nje torte me molle. Me ane te kesaj recete do te mesojme si te gatuajme torte me molle ” te padukshme “. Quhet keshtu per arsye se mollet grihen ne grirese, dhe kur torta eshte gati nuk i shohim copat e molleve, por mund te ndjejme shijen dhe aromen e tyre shume te kenshme. Qe torta me molle te jete sa me e shkrifet dhe e shijshme perdoret miell orizi dhe nisheshte misri, por ne pamundesi ju mund te perdorni edhe thjesht miell gruri, te perzier me pak nisheshte misri.

si-te-gatuajme-torte-me-molle

Torte me molle dhe rush te thate

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 80g miell orizi
  • 80g nisheshte misri
  • 500g molle
  • 200g sheqer
  • gjysem gote qumesht
  • 3 veze
  • 1 gote suko portokalleje
  • 100g gjalp te shkrire
  • lengu dhe lekura e grire e gjysem limoni
  • pak vanilje
  • 50g rrush te thate
  • 50g bajame te qeruara
  • 1 maje luge kafeje kripe
  • 16g fryres per embelsira

Udhezimet:

  1. Si fillim shplani dhe vendosni rrushin e thate ne nje gote me uje
  2. Shtrydhni portokalle derisa te mbushni 1 gote uje plot, dhe pastaj gjysem limoni, dhe i filtroni qe mos te ngelen berthama. Gjithashtu grini lekuren.
  3. I hidhni te dyja lengjet e agrumeve ne nje tas te madh dhe hidhni ne te mollet e qeruara nga lekura dhe berthamat, dhe te prera ne kubike te vegjel.
  4. E hidhni te gjithe kete mase ne mikser, ose nese s’ keni nje te tille i grini vete me nje grire normale dore. I grini derisa te jene bere si krem.
  5. I hidhni mollet e grira ne nje tas dhe e mbuloni tasin derisa te pergatisni perberesit e tjere.
  6. Ne nje tjeter tas te thelle hidhni te verdhat e vezeve dhe 2/3 e sheqerit, i rrihni derisa te behen nje mase e vetme kremoze.
  7. Vazhdoni te shtoni qumeshtin pak nga pak, pastaj vaniljen dhe lekuren e grire te limonit.
  8. Shtoni pak nga pak dhe gjalpin e shkrire ( jo te nxehte), dhe vazhdoni te perzjeni mire te gjithe perberesit.
  9. I perzjeni te gjithe perberesit e thate ( miell, nisheshte, fryres) dhe filloni ti shtoni pak nga pak tek tasi, duke i perzier me kujdes dhe vazhdimisht.
  10. Ne fund shtoni mollet e grira, perzjeni akoma, derisa gjithçka te shenderrohet ne nje mase kremoze dhe homogjene.
  11. Shtoni 1/2 e rrushit te thate dhe bajameve, pasi pjesen tjeter te tyre do ta mbani per dekorimin e siperfaqes para se ta fusni torten ne furre.
  12. Rrihni te bardhat e vezeve bashke me sheqerin qe na ngeli, derisa ato mos te shkeputen nga ena.
  13. I hidhni te bardhta e vezeve tek masa e pergatitur duke i trazuar nga poshte lart me ngadale dhe shume kujdes.
  14. Vishni tepsine me nje leter furri, ose e lyeni me gjalp, hidhni brumin, dhe siper i hidhni rrushin e thate dhe bajamet qe mbajtet menjane.
  15. Nxehni furren ne 180°C, piqni torten me molle per rreth 45 min.
  16. E sherbeni te ftohte ose te vaket.
(Visited 180 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Brusketa me salce domate dhe fasule
para
Makarona me sardele te fresketa dhe domate qershi
para
Brusketa me salce domate dhe fasule
para
Makarona me sardele te fresketa dhe domate qershi

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here