Background Image

Antipasto me domate dhe kastravec

0 0
Antipasto me domate dhe kastravec

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te shohim nje recete te shpejte me kastraveca dhe domate qershi te mbushura me salce kosi dhe majonese. Kjo recete eshte shume e tjeshte per tu pergatitur, me shume vlera ushqyese dhe me nje elegance te veçante kur e paraqet ne tavoline. Eshte nje antipast i perkryer per tu pergatitur sidomos gjate muajve pranvere – vere. Avantazhi i ketij antipasti eshte se mund ta pergatisni 2-3 ore para shtrimit te tavolines, ti mbuloni me qeske ose leter alumin dhe i vendosni ne frigorifer, ose me mire ne nje vend te fresket, qe te mos jene as shume te ftohte dhe as shume te ngrohte ne momentin e ngrenies. Le te shohim atehere si te gatuajme antipasto me domate dhe kastravec.

si-te-gatuajme-antipasta2 si-te-gatuajme-antipasta

Antipasto me domate dhe kastravec

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Antipaste

Perberesit:

  • 2 kastraveca te fresket, mundesisht me forme te rregullt
  • 24 domate qershi
  • salce kosi
  • salce majoneze
  • gjysem karrote te vogel
  • kripe
  • vaj ulliri

Udhezimet:

  1. Pastroni, lani dhe thani me pecete te paster si kastravecat ashtu dhe domatet qershi.
  2. Me nje thike ose me mire me nje qerues patatesh hiqni lekuren e kastravecit ne kete menyre: Filloni qe nga bishti deri ne fund, duke e alternuar, nje rrip lekure hiqeni njeri lereni, dhe keshtu vazhdoni deri ne fund.
  3. I prisni ne copa te barabarta, rreth 3-4 cm secilen, i zbrazni nga brenda me nje luge te vogel kafeje, por kini kujdes te lini nje shtrese te holle ne fundin e seciles cope, pasi nevojitet per te mbajtur mbushjen.
  4. I prisni pjesen lart ku ndodhet bishti domateve qershi, i zbrazni me nje luge te vogel, i kriposni dhe i ktheni permbys qe te eliminohet uji.
  5. Ne nje tas hidhni salcen e kosit, pak kripe, pak karrote te grire holle ne rende, pak vaj ulliri dhe me kete perzjerje mbushni pjeset e kastravecave.
  6. Kurse me majonezen mbushni domatet qershi, ose mund ti alternoni salcat sipas deshires.
  7. I rreshtoni ne nje pjate te madhe si ne figure ose sipas kreativitetit tuaj.
  8. I sherbeni te fresketa.

 

(Visited 446 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Rizoto me fruta deti
para
Torte e kripur me kungull dhe karrota
para
Rizoto me fruta deti
para
Torte e kripur me kungull dhe karrota

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here