Udhëzime
Sot do te mesojme si te gatuajme kaneloni me spinaq dhe gjize, nje pjate e pare tipike e kuzhines shtepiake Italiane. Kjo recete perfaqeson pjaten tipike te makaronave te mbushura, te pergatitur nje dite te diele ose ne ditet e festave. Kjo recete pergatitet me perberes shume te thjeshte dhe te ushqyeshem si spinaqi, gjiza, menderza, salca beshamel dhe djathi kaçkavall. Per te pergatitur kete pjate mund te shikoni si pergatitet salca beshamel ketu: si te gatuajme salce beshamel

Kaneloni me spinaq dhe gjize
Perberesit:
- 500g kaneloni ( cannelloni ) te thate ne kuti
- 500g gjize
- 500g spinaq te fresket
- 650g salce beshamel
- 50g djath kaçkavall, te grire
- 1 tufe te vogel menderz te fresket, te grire
- 2 veze
- kripe dhe piper
Udhezimet:
- Pastroni, lani, thani spinaqin e fresket dhe e zieni per shume pak minuta ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe.
- I kulloni dhe i hidhni ne nje tas ne menyre qe te ftohen.
- Sapo te jene ftohur i grini shume holle me nje thike te mprehte ose nje gjysme hene.
- I rivendosni ne nje tas te madh se bashku me gjizen, vezet, kripen dhe ne fund djathin e grire kaçkavall. I trazoni mire te gjithe perberesit me nje luge druri.
- I zieni kanelonit ne uje te valuar me kripe vetem per 2-3 minuta, sa te zbuten pak, i kulloni dhe i lini te ftohen.
- Kur te jene ftohur filloni dhe i mbushni me perzjerjen e pergatitur me pare, duke i shtruar me radhe ne tepsi. Lini pak distance midis tyre qe te depertoje salca beshamel.
- Pasi i keni shtruar te gjithe kanelonit, hidhni ne te gjithe siperfaqen salcen beshamel, duke e sperkatur me djathin e ngelur kaçkavall.
- I piqni per rreth 30 min ne furren e nxehur me pare ne 180°C.








