Background Image

Torte me shege e permbysur

0 0
Torte me shege e permbysur

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Nese mendoni qe eshte e veshtire te gatuani me shegen e keni gabim! Me kete frut te stines jo vetem qe mund te gatuani pjata te kripura por edhe pjata te embla si per shembull torta. Sot do te shohim pikerisht nje torte te vecante e cila pergatitet me kokrrat e sheges dhe sherbehet e permbysur, per kete arsye mer edhe emrin torte me shege e permbysur. Per te pergatitur kete embelsire eshte mire te keni nje tepsi stamp e rrumbullakte e cila zberthehet pas pjekjes dhe ben te mundur nzjerrjen e tortes me lehtesi.

torte-me-shege

 

Torte me shege e permbysur

Koha e pergatitjes: 30 min
Koha e pjekjes: 40 min
Koha totale: 1 ore e 10 min
Porcione: 8
Veshtirsia: E mesme
Tipi i recetes: Embelsire, dessert
Perbersit
  • 3 veze
  • 200gr miell
  • 160gr sheqer
  • 125gr kos
  • 1/2 bustin me fryres per embelsira
  • 1 shege
  • 1/2 limoni (lengu)
  • Pak vanilje
Udhezimet
  1. Ne nje tenxhere qe nuk ngjit karamelosni  60 gr sheqer me nje luge gjelle lengu limoni dhe dy luge gjelle uje. Kur te mar nje ngjyre te embel e hiqni nga zjarri.
  2. Merni nje tepsi stamp me diameter 20 ose 25 cm per embelsira dhe pasi te keni vendosur leter furri, hidhni ne te masen e karamelit qe pergatitet me pare dhe shtoni kokerrat e sheges ne menyre te crregullt.
  3. Ne nje tas rrihni vezet me sheqerin e mbetur dhe pak vanilje deri sa te formohet nje mase shkumoze.
  4. Ne kete moment shtoni dalengadale kosin dhe me pas miellin dhe fryresin e embelsirave duke e trazuar nga lart posht.
  5. Shtoni masen e embelsires tek tepsia e rrumbullakte dhe e vendosni ne furren e nzehur ne 180 grade per 40 min.
  6. Pasi te keni pjekur torten me shege e lini te ftohet dhe me pas e permbysni ne nje pjate duke hapur stampen e embesirave.
(Visited 469 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Brinje derri
para
Harapash me kerpudha dhe mocarel
para
Brinje derri
para
Harapash me kerpudha dhe mocarel

Një koment Mëshej komentet

receta eshte shume e mire por nuk mund ta printojme.ne print del gjysma e recetes.Kjo ndodh dhe per recetat e tjera

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here