Udhëzime
Kjo recete eshte tamam si receta qe pergatitem disa dite me pare, a ju kujtohen biskotat e mbushura me çokollate? Vetem se ne kete rast do te gatuajme biskota me recel pelte dhe duhet te kemi stampat ne forme varke. Ju mund te beni çfaredo lloj mbushje te deshironi, psh nje alternative e shijshme dhe e fresket eshte ajo me krem pastiçerie dhe copa frutash te vogla siper (do e shohim kete recete ndonjehere tjeter).

Biskota me pelte pjeshke dhe manaferre
Koha e Pergatitjes: 30 min
Koha e Pjekjes: 15 min
Koha Totale: 45 min
Porcione: 15 – 20 biskota
Veshtiresia: E Lehte
Tipi I Recetes: Embelsire
PERBERESIT:
- 350g miell te tipi 00
- 200g sheqer pluhur ose sheqer te bardhe
- 200g gjalp ne temperature ambjenti
- 1 luge kafeje sode buke
- 1 veze
- lekura e grire e nje limoni
- pelte pjeshke (ose recel)
- pelte manaferre (ose recel)
UDHEZIMET:
1. Pergatisni brumin e biskotave: perzjeni mire me duar miellin e situr, me kripen dhe gjalpin ne kubike derisa te formohet nje mase tamam si therrimet e bukes.
2. Shtoni sheqerin, lekuren e grire te limonit, soden ( te cilen duhet ta perzjeni mire me pare me sheqerin ) dhe vezen. I perzjeni mire te gjithe keta perberes me duar dhe i punoni derisa te formohet nje brum elastik dhe homogjen.
3. I jepni brumit forme te rrumbullakte, e mbuloni me nje qeske plasmasi dhe e vendosni ne frigorifer per 30 minuta deri ne nje ore.
4. E hiqni brumin nga frigoriferi, e punoni per pak minuta me duar dhe e hapni me nje rrull ne trashesine 5 mm. Formoni disqe me ndihmen e nje gote, apo filxhani me permasa me te medha se baza e stampave te biskotave.
5. E vendosni çdo disk brumi neper stampa dhe me gishta u jepni formen e varkes, duke e perhapur mire brumin si ne fund dhe ne anet e stampave.
6. E nxehni furren ne 180°C. I shponi lehte me majen e nje piruni te gjithe brumin dhe i piqni per rreth 15 minuta, ose derisa te kene mare nje ngjyre te lehte kafe.
7. Pasi te jene pjekur i hiqni nga furri dhe i lini te ftohen.
9. Nderkohe qe pelteja te jete sa me e mire i hidhni veças ne nje tenxhere te vogel dhe i lini ne zjarr te ngadalte per 2-3 minuta, pasi keshtu marrin nje shije shume te mire. Kur biskotat ne formen e varkes jane ftohur i mbushni duke alternuar njehere me peltene e pjeshkes, njher me peltene e manaferres dhe i sherbeni.








