Background Image

Kofsha pule te skuqura me erza

0 0
Kofsha pule te skuqura me erza

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim kofsha pule te skuqura me ereza. Kjpo pjate mishi kerkon pak kohe dhe eshte shume e shijeshme, po ashtu kombinohet me sallate te fresket, perime te ziera, pure patatesh. Ne kete recete une se kam hequr lekuren e mishit por nese deshironi nje version me light mund ta hiqni lekuren dhe ne vend qe ti skuqni ne tigan kofshat e pules i piqni direkt e ne furre me pak vaj.

kofsha-pule-te-skuqur

Kofsha pule me ereza

  • Koha e Pergatitjes: 20  min
  • Koha jo Aktive: 2 ore
  • Koha e Pjekjes: 20 min
  • Koha Totale:  2 h 40 min
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 8 kofsha pule, mesatare
  • 1 filxhan caji vaj lule djelli
  • kripe
  • pieper te kuq pluhur
  • rigon te thate
  • rozmarine te thate
  • gjethe sene te thate
  • 1 limon te vogel

Udhezimet:

1. Pastroni kofshat e pules nga çdo papasterti, percellojini ne flake te ulet per te eliminuar çdo pende, lajini me uje te rrjedhshem dhe i thani mire me kartepeceta.

2. Ne nje tas te vogel pergatisni kete perzjerje aromash: hidhni 4-5 luge vaj ulliri, nje maj luge kafeje piper te kuq pluhur, grini imet gjithashtu te gjitha erezat e thata, grini lekuren e limonit dhe shtrydhni lengun.

3. I perzjeni mire te gjtha me nje pirun dhe ua hidhni siper kofshave te pastruara, i mbuloni dhe i lini te marinohen ne frigorifer per 2 ore duke i kthyer here pas here.

4. Pas kalimit te kesaj kohe, vendosni ne zjarr mesatar nje tigan qe nuk ngjit, hidhni vaj lule djelli me bollek (gati nje filxhan caji), shtoni kofshat e pules te marinuara me ereza dhe i skuqni duke i kthyer here pas here. Vazhdoni skuqjen derisa mishi te kete mare ngjyre te kuqerremte siper dhe lekura te jete bere kerce.

5. I sherbeni te ngrohta, te shoqeruara me sallate te fresket ose perime te zjera.

(Visited 1 016 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Tortellini
para
Supe me prodhime deti
para
Tortellini
para
Supe me prodhime deti

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here