Background Image

Torte me molle dhe dardhe

0 0
Torte me molle dhe dardhe

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te mesojme si te gatuajme torte me molle dhe dardhe, recete shume e thjeshte dhe shpejte per tu pergatitur, plus qe mund te perdroni edhe frutat. Torten me molle dhe dardhe mund ta konsumoni ne mengjes ose ne oret e mbasdites. Mund te shoqerohet edhe me pak akullore te bardhe nese deshironi ne keto dite te nxehta vere te merni veten me te mire. Kesaj torte mund ti shtojme edhe banane, e cila i jep nje shije shume te mire dhe te veçante.

torte-me-molle-dhe-dardhe

Torte me moll dhe dardhe

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 200g miell
  • 100g sheqer
  • 100g gjalp te shkrire
  • 2 veze ne temperature ambjenti
  • 2 molle
  • 2 dardhe
  • 2 banane
  • lengu dhe lekura e grire e nje limoni
  • 1 maje luge kafeje kripe
  • 1 bustine fryres per embelsira
  • 1/2 filxhan kafeje me rum ( me preference)

Udhezimet:

  1. Si fillim lani, pastroni dhe i prisni te gjitha frutat ne copa te vogla, shtoni lengun dhe lekuren e grire te limonit, rumin nese preferoni, i trazoni mire dhe i lini te pushojne nderkohe qe pergatisni brumin e tortes.
  2. Ne nje tas rrihni mire vezet me sheqerin derisa te jete formuar nje mase kremoze dhe sheqeri te kete shkrire plotesht, pastaj shtoni gjalpin e shkrire, miellin, fryresin e embelsirave dhe pak kripe.
  3. Pasi eshte formuar nje mase brumi homogjen, shtoni frutat e prera me gjithe lengun e marinimit, i trazoni mire te gjithe perberesit dhe e trasferoni perzjerjen ne nje tepsi te veshur me leter furri.
  4. Nxehni furrin ne 180°C dhe e piqni torten per rreth 35-40 min.
  5. Kjo lloj torte duke qene se ka shume fruta ne brendesi ka tendencen qe te jete pak e bute, por kjo s’ do te thote qe nuk eshte pjekur.
  6. E lini te ftohet, e sherbeni ashtu te thjeshte ose nese deshironi e sperkatni me pak sheqer pluhur.

 

(Visited 580 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte me kajsi e ftohte
para
Torte me kos e ftohte
para
Torte me kajsi e ftohte
para
Torte me kos e ftohte

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here