Background Image

Recel me luleshtrydhe

0 0
Recel me luleshtrydhe

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme recel luleshtrydhe. Reçeli me luleshtrydhe eshte shume i thjeshte per te pergatitur, pasi nevojiten vetem 3 perberes: sheqer, luleshtydhe, lengu dhe lekura e grire e nje limoni. Kete reçel mund ta perdorni per mengjes, mund te pergatisni krostata ose shume e shume receta te tjera, pasi shija e tij eshte e paharrueshme.

si-te-gatuajme-recel-luleshtrydhe

Recel me luleshtrydhe

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 10
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 1kg luleshtrydhe
  • 700g sheqer
  • lekura e prere dhe lengu i nje limoni

Udhezimet:

  1. Pastroni, lani dhe i prisni te gjitha luleshtrydhet ne copa te vogla.
  2. Hidhini ne nje kupe, shtoni lekuren e prere te limonit, sperkatini me lengun e limonit dhe ne fund shtoni sheqerin.
  3. I trazoni te gjithe perberesit mire me nje luge, mbulojeni kupen me nje leter kuzhine dhe e vendosni ne frigorifer per nje dite te tere.
  4. Pas kesaj kohe hidheni perberjen me luleshtrydhe ne nje tenxhere qe nuk ngjit, eliminoni lekuren e limonit dhe e çoni te zjeje ne zjarr shume te ngadalte per rreth 20 minuta.
  5. Gjate zjerjes do te formohet nje si shkume e bardhe, hiqeni vazhdimisht me nje luge, pasi po e late pa hequr reçeli do tu sheqeroset dhe luleshtrydhet nuk do te kene shije te mire.
  6. Vazhdoni zjerjen derisa reçeli te mare ngjyren dhe konsistencen e duhur.
  7. Mos harroni ta trazoni shume shpesh me nje luge druri.
  8. Provojeni per sasine e sheqerit, dhe nese e doni me me shume sheqer i hidhni akoma, kjo varet vetem nga shijet tuaja.
  9. Hiqeni reçelin nga zjarri dhe e hidhni ne vazo qelqi, duke pritur sa te ftohet.
  10. Nese doni ta mbyllni hermetikisht metoda me shpejte eshte: Direkt sa te fikni zjarrin, e hidhni reçelin ashtu te nxehte nga vala, e mbyllni vazon dhe e ktheni me koke poshte. Ne kete menyre i keni hequr ajrin dhe mund ta ruani reçelin edhe jashte frigoriferit per nje kohe te gjate.
(Visited 2 463 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Midhje ne tigan
para
Bakllava turke me pete te gatshme
para
Midhje ne tigan
para
Bakllava turke me pete te gatshme

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here