Background Image

Patellxhane te mbushur me mish te grire

0 0
Patellxhane te mbushur me mish te grire

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Kisha kohe pa ngrene patellxhane te mbushur me mish te grire, edhe meqenese i kisha te tere perberesit thash te gatuaj kete pjate me perime dhe mish. Patellxhanet e mbushur mund ti gatuani edhe pa mish ( versioni per vegjetarianet ) por une nuk jame vegjetarjane keshtu qe i pergatita me mish vici te grire. Per te pergatitur kete pjate duhet te keni pak kohe ne dispozicion pasi eshte e gjate procedura por ja vlen qe ta gatuani pasi ka nje shije te vecante.

patellxhane-te-mbushura-me-mish-te-grire

Patellxhane te mbushur

  • Koha e Pergatitjes: 40 min
  • Koha e Pjekjes: 40 min
  • Koha Totale: 1 ore 20 min
  • Porcione: 4-6
  • Veshtiresia: mesatare
  • Tipi i Recetes: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 6 patellxhane mesatare
  • 400 gr mish te grire
  • 3 speca jeshile
  • 2 qepe mesatare
  • 2 thelpinj hudher
  • 3 domate mesatare ose salce domateje
  • 2 karrota
  • 2 kunguj te vegjel
  • kripe dhe piper
  • vaj ulliri ose vaj luledielli

Udhezimet:

1. Lani dhe pastroni mire te gjitha perimet. Pastroni specat nga farat, qeroni qepen, karrotat… dhe i grini te gjitha ne kubike te vegjel, perveç patellxhaneve.

2. I prisni patellxhanet per se gjati, me kujdes u hiqni vetm zemren duke treguar kujdes mos tu prishni formen dhe i vendosni ne uje me kripe per 30 minuta qe tu iki hidherimi dhe i kulloni mire (Nese jeni jashte shtetit kete procedure mund te mos ta beni pasi patellxhanet qe shiten ne supermarket nuk jane te hidhur).

3. I rreshtoni patellxhanet ne tepsi, i sperkatni me pak kripe dhe vaj dhe i çoni ne furren e nxehur me pare sa te marrin pak fare skuqje.

4. Vendosni nje tigan te thelle ne zjarr mesatar, hidhni ne te vaj 6 luge gjelle vaj, shtoni 2 thelpinjte  e hudhres te pa qeruar dhe te shtypur pak me dore ne menyre te tille qe vaji te aromatizohet.

5. Eliminoni hudhren dhe shtoni te gjitha perimet e prera ne kubike perveç domateve. I kaurdisni per disa minuta, sa te marrin nje ngjyre te lehte kafe, shtoni mishin e grire, vazhdoni skuqjen per rreth 15 min, dhe ne fund shtoni domatet ose salce.

6. Hidhni kripe aq sa duhet, 1 maje luge sheqer, pak piper, shtoni 2 gota uje dhe i mbuloni me kapak qe te zjejne.

7. Pasi uji ka avulluar dhe perimet kane zjere filloni dhe i mbushni patellxhanet me radhe, mushja qe tepron e hidhni ne tepsi rreth patellxhaneve te mbushur. Nxehni furren ne 200°C dhe e piqni taven me patellxhane te mbushur per rreth 35-40 min.

8. Patellxhanet e mbushur jane shume te mire si te ngrohte te castit por edhe diten e neserme te shoqeruar me nje fete buke te thekur.

(Visited 878 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Recel fiku
para
Speca te mbushur me oriz dhe mish
para
Recel fiku
para
Speca te mbushur me oriz dhe mish

2 Komente Mëshej komentet

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here