Background Image

Limoncello me limona te fresket

0 0
Limoncello me limona te fresket

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
9 kokrra Limon
1 kg Sheqer
1,5 l Uje
1 l Alcool alcool ushqimor 95°

Pije me arome te fresket limoni

Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Nese keni nje peme limoni ne kopeshtin tuaj te shtepise ose limona te fresket dhe nuk dini cfare te beni me to, nje ide e mire eshte te pergatisni pijen limoncello.  Lexoni kete recete pasi do tu ndihmoj te beni nje pije alkolike shume te mire per te pritur miqte tuaj. Kjo pije jepet ne pergjithesi mbas ngrenies se ushqimit dhe mbas kafese pasi perdoret si tretes ushqimi. Tani eshte stina e limoneve, te cilet i gjeni ne pazar me shumice, por edhe direkt ne oborrin e shtepise tuaj. Pija limoncello e ka origjinen nga brigjet e Amalfi-t ne Itali (aty klima eshte shume e mire per rritjen e limonave me shume arome dhe shume suko). Le te shohim si te pergatisim pijen Limoncello ne shtepine tone.

(Visited 973 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Lani limonat ne uje te vaket per te pastruar mire lekuren dhe me pas i thani me nje pecete.

2
I kryer

Me ndihmen e nje qeruse patatesh gervishni lekuren e limonave, mund te perdorni edhe nje thike por kini kujdes qe te merni vetem lekuren e verdhe te limonit dhe jo pjesen e bardhe poshte saj pasi eshte e hidhur.

3
I kryer

Merni lekurat dhe i prisni ne copa te vogla dhe me pas i hidhni ne nje ene qelqi hermetike.

4
I kryer

Shtoni tek ena e qelqit 750ml alkol (alkoli qe mbetet do ta perdorim serisht ne fund te recetes) dhe e mbyllni hermetikisht. E lini enen ne nje vend te thate dhe ne erresire per nje muaj.

5
I kryer

Kur te kete kaluar nje muaj merni nje tenxhere dhe hidhni ujin dhe shqerin dhe e vendosni te zjej (tamam sikur te beni sherbet). E lini te ziej per 5-10 minuta dhe me pas e lini te fotohet plotesisht.

6
I kryer

Merni enen me alkol dhe lekurat e limonit dhe shtoni ne te sherbetin e ftohur dhe alkolin qe u kishte mbetur menjane dhe perzieni pijen.

7
I kryer

E mbyllni serisht enen hermetikisht dhe e lini te shplodhet per 40 dite gjithmone ne vend te thate dhe ne erresire.

8
I kryer

Kur te kalojne 40 ditet e merni pijen dhe e filtroni, e hidhni ne nje shishe qelqi e mbyllni me tap dhe e konservoni ne frizer. Mos kini merak se nuk ngrin pasi alkoli dhe limoni nuk lene qe te krijohet akulli.

9
I kryer

E sherbeni pijen ne gota rakie te cilat i keni vendosur 5 minura me pare ne ngrirje qe te ftohen edhe ato. Ju befte mire!

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Kek me karrota
para
Peshk me leter alumini ne furre
para
Kek me karrota
para
Peshk me leter alumini ne furre