Background Image

Amareta

1 0
Amareta

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Amaretat jane biskota te vogla shume te preferuara ne çco vend te botes, te pergatitura ne shume variante, te buta ose krokante. Ne kete recete do te mesojme si te gatuajme amareta krokante. Shija e paharruar e amaretave fitohet nga prania e te gjithe perberesve. Mjafton te perzjejme bajamet e grira, me sheqerin e bardhe, sheqerin pluhur dhe te bardhat e vezeve dhe pasi pergatitet brumi duhet patjeter te lihet ne frigorifer per nje nate te tere, ne menyre te tille qe te kemi konsistencen e duhur. Amaretat jane biskotat e duhura per nje pauze ose per te shoqeruar nje filxhan çaji.

si-te-gatuajme-amareta

Amareta

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 10
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 220g bajame te qeruara
  • 140g sheqer te bardhe
  • 125g sheqer pluhur
  • 50g te bardha vezesh
  • 3g sode buke

Udhezimet:

  1. Hidhni bajamet e qeruara ne nje tepsi dhe i piqni ne furrin e nxehur ne 200°C per disa minuta, derisa te marrin nje ngjyre te lehte kafe.
  2. I hidhni ne mikser, shtoni sheqerin e bardhe dhe sheqerin pluhur. I grini te gjitha se bashku derisa te perfitoni nje perberje shume shume te imet.
  3. E hidhni kete perzjerje ne nje tas te madh, shtoni soden e bukes, te bardhat e vezeve dhe i perzjeni te gjithe perberesit me nje luge druri derisa te formohet nje brum i bute dhe homogjen.
  4. E mbuloni brumin me nje pecete te paster dhe e vendosni ne frigorifer per nje nate te tere. Te nesermen nxirreni brumin nga frigoriferi dhe formoni 50 topa te vegjel. Ose formoni forma me ene te posaceme.
  5. Nxehni furren ne 150C.
  6. Vendosini amaretat ne nje tepsi te madhe te mbuluar me leter kuzhine, i distanconi nga njera- tjetra dhe i piqni per rreth 10-15 minuta derisa te kene mare nje ngjyre te embel kafe, por jo te djegur.
  7. I hiqni nga furri dhe i lini te ftohen para se ti konsumoni.
  8. Amaretat ruhen mire ne vazo qelqi per disa dite.
(Visited 1 767 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate me finok
para
Buke
para
Sallate me finok
para
Buke

2 Komente Mëshej komentet

Pershendetje! Amaretat jane embelsira ime e preferuar dhe sa here vija ne Shqiperi blija. Tani jam ne Shqiperi por asnje nuk e jep receten (kur gjithe bota pervojen e shperndan). E provova receten tuaj …por nuk kishte lidhje me ate qe paraqitet ne foto. Mendoj se i mungon nje perberes….mielli. Me respekt per punen tuaj

Pershendetje Xhilda. Faleminderit per komentin, kjo recete nuk behet me miell por vetem me perbersit e shenuar. Duke i kaluar ne mikser bajamet behen pothuajse pluhur dhe bashke me sheqerin pluhur dhe ate normal formojne bazen e brumit i cili lidhet se bashku nga vezet. Kjo eshte receta e ketyre amaretava qe shikoni edhe ne figure. Jeni e bindur qe i keni provuar ti beni? Gjithe te mirat.

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here