Background Image

Torte e kripur me bizele

0 0
Torte e kripur me bizele

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Kjo eshte nje recete shume e thjeshte dhe e shijshme per ta sherbyer si phate te dyte ose thjesht edhe si antipaste. Le te mesojme se bashku si te gatuajme torte te kripur me bizele.

si-te-gatuajme-torte-te-kripur-me-bizele

 

Torte e kripur me bizele

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 5
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte, Antipaste

Perberesit:

  • nje pete e njohur me emrin pasta sfoglia ose brisé
  • 500g bizele kokerr
  • 2 karrota
  • 1 kungull te vogel
  • 2 veze
  • 2 salçiçe te vogla
  • 1/2 gote qumesht
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

  1. I hidhni bizelet kokerr ne tenxhere me presion.
  2. Lani, pastroni dhe prisni karrotat dhe kungullin ne kubike te vegjel.
  3. Hidhni pak kripe dhe i çoni te zjejne te gjitha perimet se bashku per 20 minuta, ose derisa bizelet te jene te buta.
  4. E shtroni brumin e gatshem ( pasta sfoglia ose brisé ) ne nje tepsi te rrumbullakte, duke pasur parasysh qe te lini 3 cm borde.
  5. Ne nje tas te madh hidhni perimet e zjera, shtoni 2 veze, 2 salçiçe te prera ne kubike, qumeshtin, pak kripe dhe pak piper.
  6. I trazoni mire te gjithe perberesit dhe i hidhni tek brumi.
  7. Nxehni furren ne 180°C.
  8. I palosni bordet e brumit ne menyre te tille qe te mbajne perberesit dhe e çoni tepsine ne furre per tu pjekur per rreth 25-30 minuta, derisa torta te kete marre nje ngjyre te lehte kafe dhe perberesit te jene bere nje me njeri tjetrin.
  9. Hiqeni torten e kripur me bizele nga furra dhe e lini te ftohet 20 minuta para se ta sherbeni.
(Visited 251 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Krostate me luleshtrydhe
para
Torte me bajame
para
Krostate me luleshtrydhe
para
Torte me bajame

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here