Background Image

Torte me limon dhe krem

0 0
Torte me limon dhe krem

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim nje menyre tjeter per te gatuar nje torte me limon. Kete torte mund ta pergatisim si per darka te veçanta ashtu edhe per nje ditelindje, por edhe pa asnje arsye pasi eshte shume e shijeshme. Le te shohim se bashku si te gatuajme torte me limon.

si-te-gatuajme-torte-me-limon-dhe-krem

Torte me limon dhe krem

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • Perberesit per bazen e tortes: 150g miell
  • 100g sheqer
  • 2 veze
  • 50g vaj luledielli
  • 70ml qumesht
  • 1 limon te tere
  • 1/2 pakete fryres per embelsira
  • Perberesit per kremin: 110g sheqer
  • 2 veze te vogla
  • 50g gjalp
  • 70g leng limoni
  • 2 limona te plote
  • 200g pana te fresket per embelsira
  • 3g xhelatine
  • 1 gote rakie pije limonçelo

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisni bazen e tortes: Ne nje tas rrihni vezet me sheqerin derisa te behet nje krem homogjen dhe masa te dyfishohet ne vellim.
  2. Shtoni miellin te perzier me fryresin e embelsirave, vajin, qumeshtin, lengun dhe lekuren e gire te limonit.
  3. E hidhni te gjithe kete mase ne nje tepsi te rrumbullakte te lyer ne te gjithe siperfaqen me gjalp.
  4. Nxehni furrin ne 170°C dhe piqni bazen per rreth 30 minuta. Lereni te ftohet brenda ne tepsi dhe e njomni me pijen limonçelo.
  5. Tani pergatisni kremin ne kete menyre: E zbusni xhelatinen ne nje ene te vogel me uje te ftohte.
  6. Shkrini gjalpin ne nje tenxhere te vogel.
  7. Ne nje tas perzjeni vezet me sheqerin, shtoni lengun dhe lekuren e grire te limonave.
  8. E hidhni te gjithe kete perzjerje tek gjalpi i shkrire dhe vazhdoni pjekjen ne zjarr shume shume te ngadalte derisa kremi te jete bere i trashe dhe homogjen.
  9. Shtrydhni me duar xhelatinen dhe e shkrini ne kremin akoma te nxehte. Lereni kremin te ftohet. E rrihni panen derisa te ngri dhe mos bie nga anat e tasit dhe e hidhni ne menyre delikate tek kremi.
  10. E hidhni te gjithe kete mase direkt mbi bazen e tortes (mos e hiqni nga tepsia) dhe e vendosni ne frigorifer per te pakten 1 ore. Para se ta sherbeni, nese deshironi e dekoroni me feta te holla limoni rreth e perqark.

 

(Visited 150 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Spinaq dhe domate qershi
para
Perime ne furre
para
Spinaq dhe domate qershi
para
Perime ne furre

Add Your Comment