Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme recel luleshtrydhe. Reçeli me luleshtrydhe eshte shume i thjeshte per te pergatitur, pasi nevojiten vetem 3 perberes: sheqer, luleshtydhe, lengu dhe lekura e grire e nje limoni. Kete reçel mund ta perdorni per mengjes, mund te pergatisni krostata ose shume e shume receta te tjera, pasi shija e tij eshte e paharrueshme.

Recel me luleshtrydhe
Perberesit:
- 1kg luleshtrydhe
- 700g sheqer
- lekura e prere dhe lengu i nje limoni
Udhezimet:
- Pastroni, lani dhe i prisni te gjitha luleshtrydhet ne copa te vogla.
- Hidhini ne nje kupe, shtoni lekuren e prere te limonit, sperkatini me lengun e limonit dhe ne fund shtoni sheqerin.
- I trazoni te gjithe perberesit mire me nje luge, mbulojeni kupen me nje leter kuzhine dhe e vendosni ne frigorifer per nje dite te tere.
- Pas kesaj kohe hidheni perberjen me luleshtrydhe ne nje tenxhere qe nuk ngjit, eliminoni lekuren e limonit dhe e çoni te zjeje ne zjarr shume te ngadalte per rreth 20 minuta.
- Gjate zjerjes do te formohet nje si shkume e bardhe, hiqeni vazhdimisht me nje luge, pasi po e late pa hequr reçeli do tu sheqeroset dhe luleshtrydhet nuk do te kene shije te mire.
- Vazhdoni zjerjen derisa reçeli te mare ngjyren dhe konsistencen e duhur.
- Mos harroni ta trazoni shume shpesh me nje luge druri.
- Provojeni per sasine e sheqerit, dhe nese e doni me me shume sheqer i hidhni akoma, kjo varet vetem nga shijet tuaja.
- Hiqeni reçelin nga zjarri dhe e hidhni ne vazo qelqi, duke pritur sa te ftohet.
- Nese doni ta mbyllni hermetikisht metoda me shpejte eshte: Direkt sa te fikni zjarrin, e hidhni reçelin ashtu te nxehte nga vala, e mbyllni vazon dhe e ktheni me koke poshte. Ne kete menyre i keni hequr ajrin dhe mund ta ruani reçelin edhe jashte frigoriferit per nje kohe te gjate.








