Udhëzime
Kjo eshte receta per tave kosi me mish qengji te fresket. Per te pergatitur tave kosi nje sekreti eshte te zieni pak me pare orizin, sikur edhe per 5 minuta sa per ta zbutur. Kjo recete eshte tipike shqiptare dhe ka nje shije teper delikate pasi kosi zbut pak shijen e mishit te qengjit. Receta per tave kosi eshte e thejshte e lehte dhe brenda gati nje ore eshte gati. Le te shohim si te pergatisim tave kosi per 4/5 persona.

Tave Kosi me mish qengji
Perberesit:
- 5 thela mish qengji (kotoleta)
- 700 gr kos
- 3 veze
- 1 gote uji me oriz
- pak miell
- pake gjalpe
- kripe sipas deshires
- piper sipas deshires
Udhezimet:
- Si fillim merni mishin dhe e coni ne tave me pak gjalp dhe e lini te piqet ne 220° deri sa te marre ngjyre te kuqerremte.
- Me pas hiqeni mishin nga tava dhe i hidhni taves nje filxhan kafeje uje dhe perziheni me lengun e mishit dhe e coni menjane se do tu duhet per salcen qe do te beni me pas.
- Merni nje tenexhere te vogel shkrini pak gjalpe dhe shtoni 2-3 luge miell dhe perziheni deri sa mos te kete kokrra. Kur mielli te kete mare ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe trazoheni (shtoni pake uje ne qofte se eshte shume e trashe).
- Merni nje ene te thelle dhe shtoni kosin, 3 veze, salcen me miell qe pergatitet me pare, orizin pak kripe dhe pake piper. Perzieni mire te gjithe perberesit dhe i shtoni tek tava ku poqet mishin, sistemoni thelat e mishit perseri ne tave dhe e fusni perseri ne furre per ta pjekur ne 180° deri sa siper te krijohet nje cipe e kuqerremte.







