Background Image

Torte e kripur me djath – cheesecake i kripur

0 0
Torte e kripur me djath – cheesecake i kripur

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te shohim si te gatujame cheesecake te kripur, e cila eshte nje torte e kripur me djath stracchino dhe djath philadelphia. Quhet cheesecake i kripur pasi si baza edhe mbushja eshte e ngjashme me torten e embel cheesecake. Me kete torte te kripur do te lini nje pershtypje shume te mire miqve tuaj. Jo vetem qe kjo torte e kripur ka nje pamje te bukur shumengjyreshe por ka edhe nje shije shume te mire pasi kombinohet shija e bisoktave kreker me djathin dhe me proshuton krudo. Le te shohim ateher se bashku si te gatuajme nje cheesecake te kripur.

torte-e-kripur

torte-e-kripur-cheesecake

Torte e kripur – Cheesecake i kirpur

  • KOHA E PERGATITJES: 15 min
  • KOHA E PJEKJES: 0 min
  • KOHA NE FRIGORIFER: 3 ore
  • KOHA TOTALE:  3 ore e 15min
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 4 pako biskota kreker te kripur
  • 1 dege me majdanoz te fresket
  • 500gr djath strakino
  • 250gr djath philadelphia
  • 8-9 feta prushute krudo
  • 1 luge gjalp

Udhezimet:

  1. Si fillim merni majdanozin dhe e lani mire dhe me pas e kulloni nga uji i tepert. Lini menjane nje dege te vogel per dekorin e tortes se kripur.
  2. Merni majdanozin dhe e prisni ne pjese te vogla dhe me pas merni biskotat kreker te kripura dhe i hidhni ne mixer bashke me copat e majdanozit dhe grini c’do gje se bashku. Nese nuk keni mixer ne shtepine tuaj mund te shtypni biskotat kreker me dore ose me nje rul pasi ti keni vendosur bisoktat brenda nje pecete guxhine kurse madanozin mund ta prisni imet me thike.
  3. Shkrini nje luge gjalp dhe e hidhni tek biskotat dhe majdanozi dhe perzieni gjithecka me nje luge druri.
  4. Merni nje cope leter furri dhe hidhni permbajtjen ne te dhe me dore hapni masen duke krijuar nje pete te rrumbullakte.
  5. Merni nje tepsi te rrumbullakte dhe vendosni me gjithe leter peten qe hapet pak me pare dhe e sistemoni me dore duke i dhene formen e tepsise (Peta duhet te mbuloj edhe anet e tepsise dhe jo vetem bazen).
  6. Ne nje tas hidhni djathin strakino dhe djathin philadelphia dhe i perzieni se bashku dhe me pas e hidhni mbi peten tek tepsia e rrumbullakte.
  7. Dekoroni siper me feta prishute te sistemuar si lule si ne figuren e mesiperme dhe ne mes vendosni majdanozin e pa prere qe vendoset menjane qe ne fillim.
  8. Vendosni torten e kripur ne frigorifer per 3 ore. Me pas e sistemoni ne nje pajte te bukur duke e nzjerr nga tepsia shume thjesht faleminderit letres se furrit.
(Visited 179 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Rizoto me selino
para
kus kus mesdhetar
para
Rizoto me selino
para
kus kus mesdhetar

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here