Background Image

Millefoglie me krem chantilly

0 0
Millefoglie me krem chantilly

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda
Keni provuar apo blere gjithmone ne pastiçeri torte millefoglie dhe ju ka pelqyer aq shume sa ju ka lindur deshiren per ta pergatitur vete ne shtepine tuaj? Kjo recete do tju mesoj si te gatuani millefoglie me krem chantilly dhe copa çokollate. Eshte e thjeshte per tu pergatitur, dhe mund ta perdorim si torte per ditelindje, per pagezime dhe festa te tjera te ndryshme. Ne kete recete do tu duhet kremi chantilly, te cilin mund ta blini te gateshem ose ta pergatisni vete, receten e kremit chantilly e gjeni ketu: si te gatuajme krem chantilly. Po ashtu do tu duhen pete te quajtura pasta sfoglia pasi mbas pjekjes peta shfletohet dhe duket sikur jane shume pete te holla se bashku, si ne figure. Kete lloj pete mund ta gjeni te gateshme ne supermarket gati per ta pjekur.
pasta-sfoglia-si-te-gatuajme
si-te-gatuajme-torte-millefoglie

Torte millefoglie me krem chantilly (torte 1000 fleteshe )

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Mesme
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 500g krem chantilly
  • 4-5 pete pasta sfoglia
  • çokollate te erret te grire ne copa te vogla
  • sheqer pluhur

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisni kremin chantilly si ne receten e keshilluar me pare.
  2. I vendosni petet e sfoglies me radhe ne tepsi ( i hapni mire me pare me nje rrul ne menyre te tille qe te jene sa me te holla), i shponi disa here me pirun, i sperkatni me sheqer pluhur.
  3. Nxehni furren ne 200°C dhe i vendosni petet sfoglia te piqen derisa te marrin nje ngjyre te lehte kafe.
  4. Vendosni shtresen e pare te sfoglies ne nje tepsi apo pjate te madhe sherbimi, i jepni formen qe deshironi dhe i ruani pjeset qe ngelen sepse do ti perdorni me vone per dekoracion dhe per te mbushur anet e tortes.
  5. Beni nje shtrese me krem chantilly dhe nje shtrese tjeter me çokollaten e erret.
  6. Vazhdoni perseri te njejtin proçes derisa te arrini tek shtresa e fundit, mbi te cilen coni peten e fundit dhe mbushni siperfaqen me bollek me sheqer pluhur.
  7. I lyeni anet e tortes me kremin chantilly qe ngeli dhe ngjisni ne te copat e thermuara te sfoglies qe mbajtet menjane.
  8. Vendosni torten ne frigorifer per te pakten 2 ore dhe e sherbeni te ftohte.

 

(Visited 443 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte me kos e ftohte
para
Sallate me peshk dhe patate
para
Torte me kos e ftohte
para
Sallate me peshk dhe patate

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here