Udhëzime
Glikote jane nje desert shume i pelqyeshem si nga shija ashtu edhe nga pamja vizive per tu sherbyer. Ne kete recete do te shohim si te pergatisim gliko kumbulle, nje embelsire qe realizohet shume mire ne muajte korrik dhe gusht pasi eshte periudha perfekte kur mund te gjejme kumbulla te mira dhe te fresketa. Per kete gliko duhen te perdoren kumbulla me forme pak te gjate dhe mbi te gjitha jo shume te pjekura, duhet te jene te forta, gjysem te pjekura.

Gliko kumbulle
Perberesit:
- 20 kokrra kumbulla te gjata
- 20 kokrra bajame te qeruara
- 1 kg sheqer
- 2 gota e gjysem me uje
Udhezimet:
- Si fillim u heqim berthamen kumbullave, me shume kudes qe mos te prishim formen.
- Me pas hedhim kumbuillat ne nje tenxhere me uje te valuar thjesht sa te marrin nje vale te shpejte.
- I kullojme ne nje kullejse derisa te eliminohet i gjithe uji dhe te jene ftohur plotesisht,
- I mbushim secilen kumbull me nje bajame.
- Me pas pergatisim sherbetin me ujin dhe sheqerin te cilet i perzjejme se bashku dhe i leme te zjejne per 10 min.
- Shtojme te sherbeti kumbullat dhe i leme te zjejne per rreth 30 min, ose derisa kumbulla te kete marre nje ngjyre trasparente.
- E heqim tenxheren nga zjarri dhe i leme kumbullat ne sherbetin e tyre.
- Glikoja me kumbulla sherbehet e ftohte.








