Background Image

Embelsira profiterol

0 0
Embelsira profiterol

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete artikull do te shohim si te gatuajme profiterol, kjo eshte nje emebelsire me origjine nga Franca. Profiteroli eshte nje embelsire e cila eshte perhapur edhe ne shume vende te Europes dhe pelqehet nga ata persona te cilet kane debolese per çokollate dhe kremi chantilly. Per te pare si pergatitet kremi chantilly ju mund te zgjidhni nje nga dy menyrat e shpjeguara ne keto dy receta: krem chantilly klasik ose krem chantilly italian

si-te-gataujme-bigne si-te-pergatisim-bigne

si-te-gatuajme-profiterol

Profiterole me cokollate

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 8
  • VESHTIRESIA: E Mesme
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 120g miell
  • 80g gjalp
  • 4 veze
  • 300g sheqer + 2 luge gjelle te tjera
  • 400ml krem Chantilly
  • 100g çokollate te erret
  • 100g kakao pluhur
  • 300ml qumesht
  • 1 maje luge kafeje kripe te holle

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisni binjete: Ne nje tenxhere zjeni 50 ml uje, shtoni gjalpin e prere ne kubike, 1 luge gjelle sheqer dhe pak kripe.
  2. Shtoni miellin e situr mire duke e trazuar shume shpejt.
  3. Lereni masen te ftohet dhe i shtoni vezet nje nga nje.
  4. Trazoni derisa te keni realizuar nje mase elastike dhe homogjene.
  5. Vishni nje tepsi me leter furri dhe me ndihmen e nje xhepi pastiçeri formoni binje te vogla sa nje koker pjeshke ose kajsie, gjithmone duke ruajtur distancen nga njera tjetra.
  6. Nxehni furren ne 180°C dhe i piqni binjete per rreth 30 minuta.
  7. Pasi ti hiqni nga furri i lini te ftohen dhe beni ne secilen prej tyre nga nje vrime te vogel, me ane te se ciles do te mbushni binjete me kremin Chantilly gjithmone me ndihmen e xhepit te pastiçerise.
  8. I vendosni binjete ne nje pjate dhe i sistemoni ne forme piramide.
  9. Shrini kakaon dhe çokollaten e erret ne qumesht, derisa te behen nje mase kremoze.
  10. E sperkatni te gjithe kremin e çokollates mbi piramiden e binjeve qe keni realizuar pak me pare.
  11. Profiteroli eshte gati, e sherbeni te fresket!
(Visited 924 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Krem Chantilly ne menyren italiane
para
Torte e kripur me lule kungulli dhe karkaleca
para
Krem Chantilly ne menyren italiane
para
Torte e kripur me lule kungulli dhe karkaleca

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here